Zvicra ua mbyll gojen futbollisteve shqiptare

Zvicra ua 'mbyll' gojen futbollisteve shqiptare

Stafi i kombëtares së Zvicrës u ka kërkuar gjashtë futbollistëve të vet shqiptarë të mos japin asnjë deklaratë deri pas ndeshjes me Shqipërinë. Gjashtë futbollistët shqiptarë që janë grumbulluar me kombëtaren e Zvicrës nga Otmar Hitzfeld, janë në heshtje me mediat, qoftë ato shqiptare apo zvicerane.

“Ka shumë keqkuptime dhe keqinterpretime në këtë periudhë, ndaj për t’i ikur kësaj atmosfere aspak të volitshme për të gjitha palët, është vendosur ky rregull”, ka thënë në bisedë telefonike për “Kohën Ditore”, njëri nga lojtarët e kombëtares helvete, i cili ka kërkuar që emri mos t’i përmendet.

Presioni është i madh mbi gjashtë futbollistët shqiptar që mbrojnë ngjyrat e kombëtares zvicerane, nga të cilët së fundi edhe “Tifozët Kuq e Zi” kanë kërkuar të mos luajnë në duelin e së premtes mbrëma. Trajneri i Zvicrës, për ndeshjen e premtes me kuqezinjtë në Tiranë dhe atë të 15 tetorit ndaj Sllovenisë, ka ftuar Valon Behramin, Blerim Xhemailin, Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën, Admir Mehmedi dhe Pajtim Kasamin.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama