Inler Shqiptaret e Zvicres se kane te lehte ne Tirane

Inler: Shqiptaret e Zvicres s'e kane te lehte ne Tirane

Kapiteni i skuadrës së Zvicrës, Inler, i pyetur nga “albinfo.ch” se si e gjykonte presionin në të cilin ndodhen bashkëlojtarët e tij shqiptar, tha se e njeh këtë ndjenjë nga përvoja personale.

“Edhe unë e kam përjetuar diçka të tillë, në ndeshjen që kam luajtur për kombëtaren e Zvicrës kundër Turqisë. Sigurisht nuk është e lehtë, por ne jemi profesionistë dhe vendimi që të luajmë për Zvicrën duhet të pranohet si diçka e kuptueshme. I kam shokë të gjithë lojtarët shqiptarë të Zvicrës dhe e kuptoj situatën e tyre”, tha Inler.

Të gjithë futbollistët pa përjashtim, të pyetur nga gazetarët e grumbulluar, shprehën besim të plotë se kombëtarja e Zvicrës do të fitonte. “E qartë, presioni që bën terreni dhe ambienti vendës për Shqipërinë ndihmon kombëtaren vendase, por ne e kemi dëshmuar me rezultatet e deritashme se jemi skuadër më e konsoliduar dhe më e mirë se ajo e Shqipërisë”, përfundon Inler.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama