Rusi frika nga pergjimet rikthen makinat e shkrimit

Rusi, frika nga pergjimet rikthen makinat e shkrimit

Agjencia ruse e sigurimit ka nisur të kërkojë makina të vjetra shkrimi, për të “parandaluar” kështu “rrjedhjen” e të dhënave të ruajtura nëpër kompjutera. Kthimi në ‘ditët e burokracisë sovjetike’ është nxitur pas publikimit të dokumenteve sekrete shtetërore në faqen “WikiLeaks”, dhe pas publikimit të dokumenteve sekrete amerikane nga ish-kontraktori i NSA-së, Edward Snowden, lidhur me skandalin e përgjimeve.  Shërbimi Federal i Sigurimit (FSO), i cili është përgjegjës edhe për mbrojtjen e presidentit Putin, është i gatshëm që shpenzojë afro 14,800 dollarë për blerjen e makinave të shkrimit, thuhet në faqet e agjencisë për furnizimet publike (zakupki.gov.ru).



"Kjo blerje po planifikohet për më tepër se një vit”, i tha një burim brenda shërbimit agjencisë franceze AFP. Gazeta ruse “Izvestija”, e cila konsiderohet e afërt me Kremlinin, njofton se shërbimi planifikon të blejë 20 makina shkrimi, sepse përdorimi i kompjuterëve për përgatitjen e dokumenteve sekrete nuk është më i sigurt. "Pas skandalit me publikimin e dokumenteve sekrete në “WikiLeaks”, publikimeve të bëra nga Snowden dhe raporteve se Dmitri Medevdev ishte përgjuar gjatë samtit të grupit G-20 në Londër, është vendosur që të përdoret krijimi i dokumenteve në letër”, pohon gazeta, duke cituar një burim brenda FSO-së.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama