Basha Mazhoranca e re hap konkurse per te punesuar militantet do te perballet me aksionin opozitar

Basha: 'Mazhoranca e re hap konkurse per te punesuar militantet, do te perballet me aksionin opozitar'

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar platformën e tij para demokratëve të Peshkopisë, Burrelit dhe Bulqizës. Zoti Basha është shprehur i vendosur në aksionin politik të PD, për tu përballur me pushimet kolektive nga puna që paralajmëron Edi Rama, me hapjen e konkurseve për të punësuar militantët e mazhorancës së re. Në projektin e zotit Basha, Partia Demokratike do të hapë zyra në çdo degë të saj, për të mbrojtur ligjërisht çdo abuzim me punonjësit e administratës.
 
“Ne jemi Shqipëria e ëndrrave evropiane dhe në çdo hap tonin, e faktuam këtë. Ata janë Shqipëria e pazareve, trillimeve, e mashtrimeve, vetëgjykojnë në masë administratën, kërcënojnë me pushime masive dhe hapin konkurse on-line, për të punësuar militantët e tyre. Ky është mentalitet neo-bllokmeni dhe ne do t’i gjendemi përballë që në orën e parë”
 
Zoti Basha i ka konsideruar tërësisht të papranueshme kërcënimet ndaj përfaqësuesit të PD në KQZ, Njazi Kosovrasti. Zoti Basha u ka bërë thirrje këtyre njerëzve, që sipas tij njohin vetëm praktikat e krimit, të heqin dorë nga kërcënimet ose do të përballen me fuqinë e reagimit të çdo mendjeje dhe zemre demokrate.
 
“Këta njerëz që njohin vetëm gjuhën e krimit dhe praktikat e krimit duhet të dinë sot se nuk na kanë trembur në kohën tonë më të vështirë, nuk na trembin as sot. Ndaj u bëj thirrje t’i thërrasin mendjes dhe të heqin dorë nga kërcënimet ndaj përfaqësuesve tanë ose do të përballen me fuqinë e reagimit të çdo mendjeje dhe zemre demokrate”
 
Në themel të lidhjes së tij me PD, zoti Basha ka vlerësuar kurorëzimin me sukses të çdo përgjegjësie që i është ngarkuar ndër vite.
 
“Unë vij sot para jush me një lidhje të fortë me bazën demokrate, lidhjen e përmbushjes së çdo detyre që ju më keni ngarkuar. Më ngarkuat një nga zonat e vështira elektorale, në 2005 dhe e fitova. Më ngarkuat qarkun e Elbasanit, nga ku vinim me dy mandate. Arrita të kthehem në Tiranë me rezultatin historik dhe të paparë më parë, 7 mandate prej Elbasanit dhe në 2011 më ngarkuat përballjen direkte me kryesocialistin, të cilin e munda dhe e nxora në opozitë”


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama