“Andres nuk është nga kjo botë. Çfarë bëri ai kundër Uruguait, ishte e jashtëzakonshme. Shumë shpesh duket se ai luan kundër fëmijëve. Ai i kalon kundërshtarët shumë lehtë. Isha duke biseduar me Valdesin ditë më parë dhe i thashë se do të doja të isha si Iniesta vetëm për një ndeshje. Ai është i pabesueshëm.
Nëse jeni kundërshtarë i tij, ju nuk kënaqeni fare. Ai të bën të vuash shumë dhe nëse i jep vetëm pak hapësirë, ai mund të bëjë gjithçka. Por, kur luan së bashku me të, mund të kënaqesh duke parë gjërat e mahnitshme që ai bën dhe se si i bën të duken aq të lehta”, ka thënë Martinez./b.l











