Nën akuzë janë edhe 6 persona të tjerë, mes të cilëve dhe tutorë, që akuzohen për mbajtje me dhunë të prostitutave. Në 2010-ën ndaj të dy futbollistëve nisi një hetim për përfshirjen në një rrjet prostitutash, ndërsa Benzema ka pranuar se ka shkuar me vajzën algjeriane në vitin 2009. Por vajza thotë se ata kanë kryer marrëdhënie një vit më parë, pra kur ajo ishte 16 vjeç. Por Dehar ka thënë se ajo i ka gënjyer ata për moshën dhe lojtarët nuk ishin në dijeni.
Është e vështirë që të besohet se vetëm tre vite më parë Zahia Dehar ishte një prostitutë adoleshente, që përfshiu në skandal seksual tre futbollistë të njohur francezë. Tani vajza që u bë problem për Riberinë dhe Benzema, është 21 vjeç, nuk është më minorene, por edhe e ka ndryshuar plotësisht fatin e saj, duke u bërë dizajnere të brendshmesh. Ajo e prezantoi koleksionin e saj në Paris në sezonin e fundit para një viti.











