Tifozeria prishtinase e konsideroi tradhtar futbollistin që kanë zgjedhur të luajë për përfaqësuesen e Zvicrës, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve” dhe “Behrami, Behrami, Behrami, tradhtar si Esat Pashë Toptani”, ishin disa nga thirrjet kundër Valonit dhe atyre që nuk iu bashkuan Kuqezinjve.
“Behrami ka ardhur një herë në Kosovë dhe na pati mashtruar të gjithë tifozëve, duke na thënë që do të jetë lojtar i Kombëtares. Por,në moment që mori ftesën nga Zvicra, na tradhtoi. Kështu që, edhe Behramin edhe Armando Dukën ne e shajmë. Për ne, asnjëri nuk është i mirë”, deklaroi për “Express” kryetari i ‘Plisave’, Albert Kastrati.











