Valon Behrami e pranon Po kam pasur kontakte me Interin

Valon Behrami e pranon: Po, kam pasur kontakte me Interin
Mesfushori i Napolit, Valon Behrami, duke folur për Telegrafin, ka pranuar se ai ka pasur kontakt me Interin.Behrami, i cili po qëndron në Prishtinë bashkë me yjet e tjerë shqiptarë për të zhvilluar ndeshjen miqësore ndaj FC Prishtinës, në në konferencën për shtyp ka pranuar se është befasuar nga largimi i Maxarrit, por se ai ka kontratë me Napolin.

“Jam befasuar shumë kur  e mora vesh se Maxarri është larguar. Kjo, pasi ai ishte njeriu që më ka transferuar te Napoli. Sidoqoftë, unë kam kontratë me Napolin dhe synoj të luaj sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve me klubin”, është shprehur Behrami në konferencën për shtyp mbajtur me yjet tjera.

Sidoqoftë, pas konferencës në një bisedë prapa kamerave, Behrami ka pranuar për Telegrafin se ai ka pasur kontakte me Interin.

“Po, po, kemi pasur kontakt. Të shikojmë…”, theksoi Behrami për Telegrafin. Kalimi i Behramit te Interi ka kohë që është spekuluar se mund të ndodhë, me trajnerin Valter Maxarri që me ngulm po e kërkon mesfushorin shqiptar te ekipi zikaltër.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama