Legjenda braziliane Pele mendon se “Topin e Artë” këtë vit e meriton Kristiano Ronaldo. Sipas tij, portugezi e meritonte edhe vjet këtë trofe, i cili iu dha Lionel Mesit. Topi i Artë? Besoj se e meriton Kristiano Ronaldo, pasi e konsideroj si një nga lojtarët më të mirë të 4-5 viteve të fundit. Kam qenë i pranishëm dy herë në ceremoninë e dorëzimit të këtij trofeu dhe në të dyja herët e ka fituar Mesi, por unë mendoj se herën e fundit e meritonte Ronaldo, pasi ishte skuadra e tij që u shpall kampione”, u shpreh ai. Ai ndërkohë nuk ka dashur të bëjë krahësime mes Mesit dhe Neimar, duke thënë se janë dy futbollistë të ndryshëm. Në fund, duke folur për marrëdhënien e tij me Maradonën, ai ka thënë se ajo është normale.