Redknap Anglia nuk di te luaje futboll

Redknap: Anglia nuk di te luaje futboll
Trajneri i QPR-së, Heri Redknap ka kritikuar ashpër mënyrën e futbollit të luajtur nga ana e kombëtareve të Anglisë, duke filluar që nga të rinjtë. Sipas tij, Anglia nuk di të luajë futboll. Reagimi i ashpër i tij ka ardhur pas skualifikimit poshtëruar të Anglisë U21 në Kampionatin Europian, ku nuk mori asnjë pikë në grup.

“Unë jam pasionant për të gjitha nivelet e kombëtares së Anglisë dhe zhgënjehem tmerrësisht kur i shoh duke luajtur aq keq kundër shteteve të tjera, duke e ditur se kemi shumë lojtarë cilësorë.

Por, problemi më i madh me të cilin përballemi, është se futbolli anglez duhet të ndryshojë dhe duhet të kthehet në maje të këtij sporti.

Kjo do të thotë se menaxheri Roi Hodgson, duhet të përfshihet në punën e trajnerëve të secilit nivel dhe të punojnë në të njëjtin drejtim. Ne nuk dimë të luajmë futboll. Ne vetëm godasim topin në fushë dhe kjo nuk na çon askund”, deklaroi Redknap.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama