Me ne fund shtepia e Kadarese kapercen kufirin mes reales dhe ireales

Më në fund, shtëpia e Kadaresë kapërcen kufirin mes reales dhe ireales


Në konferencë morrën pjesë rreth 2500 shkencëtarë, nga 70 vende të botës. Çështja, që u trajtua në të  ishte ndërgjegjja e ndryshme ligjore midis gjinive.

Henriette Wrege intervistoi Susane Ber(Susanne Baer), profesoreshë e juridikut, në universitetin e Humbolt-it në Berlin, si dhe organizuese e kësaj konference ndërkombëtare.

"Studimet mbi ndërgjegjjen ligjore tregojnë, për shembull se burrat dhe gratë shpesh kanë vetëdije të ndryshme mbi të drejtat që u takojnë. Kjo vetëdije varet nga vendlindja dhe niveli arsimor."

Femrat dhe meshkujt i perceptojnë ndryshe të drejtat e tyre. Gratë i shfrytëzojnë zakonisht të drejtat ligjore, nëse nuk kanë zgjidhje tjetër. Për shembull në rast divorci, apo për të drejtën mbi kujdesjen e fëmijëve. Ndërsa burrat i përdorin më shpesh të drejtat e tyre ligjore, për shembull në fushën e profesionit.


Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: 
Këtu lind pyetja, nëse gratë kanë dijeni apo perceptime të ndryshme të ligjit. Susane Ber (Susanne Baer) thotë jo. Është sistemi ligjor ai, që nuk u jep shumë mundësi grave, të realizojnë interesat e tyre.

"Nëse nuk ka rregulla, që nuk mbulojnë nevojat e mia, atëherë nuk më shkon mendja,të shkoj në gjygj. Nëse ka më shumë ligje, si përshembull barazia përpara ligjit, ligjet antidiskriminuese, apo e drejta e mbrojtjes të konsumatorit, që mbrojnë nevojat e mia juridikisht, atëherë unë ndjehem më e motivuar t`i përdor këto të drejta. Këto ligje do ti mbajnë
të balancuara marrëdhëniet nëpërmjet gjinive dhe grupeve të ndryshme në shoqëri."

Ndodhin akoma shumë diskriminime në jetën e grave, edhe pse këto janë të ndaluara me ligj. Kohët e fundit po kryhen studime të ndryshme, për të zbuluar, se përse nuk respektohen këto ligje.Shpesh grave nuk u pëlqen, që diskriminimi i tyre, të bëhet publik. Në kushtetutën gjermane shkruhet se gratë dhe burrat duhet të paguhen njësoj, nëse ata kryejnë të njëjtën punë. Megjithatë sot vazhdon që femrat të paguhen 22 përqind më pak se meshkujt.

Sipas Susane Ber këtë problem nuk e ka vetëm Gjermania, por dhe shumë vende të tjera. Ndalimi juridik i diskriminimit është një hap i
rëndësishëm, por ky proces është shumë i ndërlikuar. Çështja e pagimit të barabartë të rrogave, do të thotë dhe një vlerësim,apo stimulim të njëjtë, të gjinive. Për të arritur këto rezultate duhet akoma shumë punë.

Marre nga : Dw-WorldFirma ndërtuese vendase, "Pro-Invest", me president Agron Doracin, është shpallur fituese e tenderit për realizimin e fazës së parë të projektit për restaurimin e shtëpisë së Ismail Kadaresë në vendlindjen e tij, në Gjirokastër.

Më në fund, "dilemat kadarejane", të përdorura me aq mjeshtëri artistike dhe origjinale nga vetë "gjenerali" i letrave shqipe në shumë krijime të tij letrare, në rastin e projektit të shumëdiskutuar dhe përfolur të shtëpisë së tij, janë përthyer te ky tender dhe investimi i shumëpritur për restaurimin e kësaj banese, që përfshihet në listën e monumenteve më përfaqësuese të kompleksi të banesave monumentale të Gjirokastrës, e kapërcen më në fund kufirin e ftohtë mes "reales dhe ireales".

Atë që nuk mundi ta realizojë MTKRS gjatë vitit 2006, të shpallur si "Viti i Kadaresë", kur për shkaqe ligjore dhe procedurale zhvillimi i këtij tenderi dështoi dhe nuk u përfundua dot, për të mos u "djegur", Këshilli i Ministrave, me një vendim të posaçëm në orët e fundit të atij viti, i "xhiroi" këto fonde në UNESCO, si një kontribut që do të rikthehet investim i shumëfishuar në Gjirokastër. Nëse do të vazhdonim të kërkonim në kufi të ngjarjeve dhe legjendave që lidhen me projektet e bëra dhe të çbëra të kësaj banese, që prej vitesh pret të restaurohet, duhet të kujtojmë gjithashtu se pas djegies në vitin 1998, në vitin 2000 qeveria Meta akordoi fondin 35 milionë lekë për restaurimin e saj, por prej këtij fondi u lëvruan vetëm 5 milionë. Me ketë minifond u kryen disa punime për largimin e kërndive, por shtëpia ishte dhe është ende gërmadhë. Prej vitesh, fondet vazhdojnë të jenë të bllokuara. Për t‘u çuditur, se çdo vend në botë kujdeset dhe kujton vlerat dhe personalitetet e tij.

Sidoqoftë, projekti i vetë presidentit të "Pro-Invest", arkitektit Agron Doraci, tani është më pranë se kurrë realizimit të restaurimit të kësaj banese, ndonëse dy vjet më parë vetë IMK, pas diskutimit të dy projekt-ideve, njëra e arkitektit gjirokastrit Agron Doraci dhe tjetra e arkitektit të IMK, profesor Latif Lazimit, zgjodhi të këtij të fundit. Gjithmonë habitesh me disa gjëra që qëndrojnë vërtet siç thotë Kadareja, në kufi të legjendave.

Diku nga fundi i viteve të komunizmit, kur të huajt që vizitonin Shqipërinë çuditërisht nuk ishin vetëm militantë të grupeve m-l nga Afrika dhe Amerika Latine, por edhe turistë evropianë të organizuar në grupe turistike nga enti shtetëror ALBTURIST, vinin në Gjirokastër e pyesnin për shtëpinë e Enver Hoxhës dhe të Ismail Kadaresë. Ishte një lloj rivaliteti në heshtje. Disa prej vizitorëve që kishin lexuar "Kronikë në gur", ishin kuriozë të vizitonin qytetin me arkitekturën e përshkruar në këtë libër, ndonëse askush prej atyre që kalonin kufirin nuk mund të mos e dinte që Enveri dhe Kadare kishin lindur në të njëjtin qytet.

Dy shtëpitë që fati a fataliteti i vendosi aq pranë, njëra në krye dhe tjetra në fund të "Sokakut të të Marrëve", patën fate të ndryshme. Shtëpia e diktatorit u kthye prej vitesh në muze, ndërsa e shkrimtarit nuk mundi kurrë të ringrihej. Sidoqoftë, përzgjedhja e projektit të zotit Agron Doraci nga ekspertët e monumenteve jep më shumë mundësi dhe shpresë që ringritja e shtëpisë së djegur rastësisht disa vjet më parë të jetë më pranë origjinalitetit, pasi arkitekti Doraci është lindur, rritur dhe vazhdon të jetojë rreth 50 metra larg shtëpisë së Kadaresë dhe i ka më të gjalla imazhet e saj.

Marre nga : Gazeta Shqip


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama