Matura Shteterore teza e letersise del ne media para perfundimit te provimit

Matura Shteterore, teza e letersise del ne media para perfundimit te provimit
Një skandal ka përfshirë Shkollën Ismail Qemali në kryeqytet sot në ditën e provimit të letërsisë.  Teletvozioni News 24 ka arritur të ketë tezëne  plotë që ka rënë sot në provim. Teza është siguruar nga gazetari në një nga telefonat e studentëve që prisnin jashtë shkollës. Provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë nisi në orën 10:00. Maturantët janë paraqitur 1 orë e 30 minuta përpara dhe kanë qenë të paisur me kartën e identiteti. Ndërkohë në orën 11:15 gazetari ka mundur që të sigurojë tezën që po punonin maturantët brenda në sallë.  edhe pse është deklaruar se  çdo sallë provimi kishte bllokues për valët e celularëve, në mënyrë që kandidatët të mos kopjojnë teza ka dalë nëparmjet një sms nga studentë në provim.

Gazetari: Ja si e sigurova tezën

Ora 13:03 “News 24 ka ndjekur që në orët 8:30 minuta mbledhjen e maturantëve, dhe në 11:15 minuta kemi siguruar tezën. Njerëz që duhet të ndihmon personin brenda me anë të telefonit celular konsultoheshin me persona të tjerë për të gjetur përgjigjen e saktë. Ne kemi dy faqen nga teza. Fleta është fotografuar brenda ambienteve të shkollës ‘Ismail Qemali’. Në fletë duket qartë dy gishta, dhe pyetjet e qarkuara”, theksoi gazetari Mariglen Mërtiri.

Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë, ka planifikuar dhe do të ndjekë me preçedencë zhvillimin normal të Provimeve të Maturës Shtetërore 2012-2013, që do të zhvillohen në muajin Qershor e Korrik 2013, duke përmbushur të gjitha detyrimet e përcaktuara në lidhje me marrjen e masave për organizimin e shërbimeve, për sigurimin e rendit e të qetësisë publike, në mjediset ku u zhvilluan provimet nga Agjensia Qëndrore e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve, në Drejtorinë Arsimore dhe Zyrat Arsimore, ku nuk u evidencua asnjë problem.Për të marrë vlerësimin maksimal maturanti duhet të mbledhë 50 pikë. Provimi i matematikës është me datën 14 qershor, ndërkohë provimi i lëndëve me zgjedhje është në datën 29 qershor. Përgjigjet e provimit të sotëm merren pas 15 ditësh.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama