Alvesh Neimar do te kuptohej shume mire me Mesin

Alvesh: Neimar do te kuptohej shume mire me Mesin
Prej muajsh flitet për një kalim të mundshëm të  yllit brazilian Neimar tek Barcelona. Vetë Neimar ka shprehur dëshirën që të kalojë pikërisht tek katalanasit, ku duket se është i mirëpritur nga lojtarët e tjerë. Mbrojtësi Dani Alvesh mendon se Neimar do të kuptohej shumë mirë me Mesin dhe do ta ndihmonte atë në lojën sulmuese.

“Do të ishte shumë mirë në rast se Neimar nënshkruan me ne, sepse do ta ndihmonte shumë Mesin.

Kur dy lojtarë janë të mirë, ata e kuptojnë shumë mirë botën. Ata mund të luajnë në pozicione të ndryshme, nuk mendoj se përshtatshmëria mund të jetë problem, sepse Neimar është një djalë modest.

Ekipi do të ishte shumë konkurrues me Neimarin në ekip”, ka thënë Alvesh për bashkëkombasin e vet.

Mediat e bëjnë të sigurtë kalimin e Neimar tek Barcelona. Kjo gjë madje mund të ndodhë që Brenda javës së ardhshme.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama