Torres Dua te luaj per Murinjon

Torres: Dua te luaj per Murinjon
Sulmuesi spanjoll i Çelsit, Fernando Torres, ka shprehur dëshirën për të qendruar ende tek londinezët, me shpresën që të luajë nën urdhrat e portugezit Hoze Murinjo.

“Natyrisht se menaxherët më të mirë në botë lidhen me klubet më të mira në botë.

Kjo është situata tani. Çelsi po kërkon një menaxher të ri. Hose Murinjo është i lirë, kështu që të gjithë e lidhin atë me Çelsin, sepse ai është i famshëm dhe për ato se çfarë ka thënë ai në muajt e fundit. Ne kemi lojtarë që kanë punuar me të dhe kanë kujtime të mira me të te Çelsi.

Unë dua që kjo të ndodhë. Dëshiroj të kem mundësinë të luaj nën urdhrat e Murinjos. Kjo është sfidë, motivim i madh, kështu që dua që kjo të ndodhë”, ka thënë Torres.

Megjithatë, me ardhjen e Murinjos, Torres do të jetë e vështirë të luajë dhe mund të largohet, pasi portugezi ka të tjera plane për sulmin e londinezëve./b.l

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama