Koentrao kerkon largimin nga Reali Nuk e kuptoj pse me urrejn

Koentrao kerkon largimin nga Reali: Nuk e kuptoj pse me urrejn
Mbrojtësi Fabio Koentrao ka qenë një prej blerjeve më të shtrenjta të Real Madrid këto vitet e fundit. Madrilenët shpenzuan plot 30 milionë euro për ta marrë nga Benfika atë, por Koentrao nuk dha atë që pritej. Ai nuk ka bindur kurrë në Madrid dhe me largimin e Hoze Murinjos, i cili e mori në Madrid, edhe Koentrao pritet të bëjë të njëjtën gjë. Ai ka thënë se është duke kërkuar një ekip tjetër, ndërsa pohoi se tek Reali e urrejnë.

“Nëse nuk janë të lumtur me mua, nuk ka problem, mund të gjej një zgjidhje.

Sot duket sikur të gjithë duan që të largohem nga klubi. Nuk e kuptoj se çfarë kam bërë të keqe që të meritoj këtë urrejtje ndaj meje. Duhet të gjejmë një zgjidhje të mirë si për klubin, ashtu edhe për mua, në mënyrë që asnjëra palë të mos dalë e humbur nga kjo çështje”, tha Koentrao për mediat protugeze.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama