Isko blerja e pare e Realit

Isko, blerja e pare e Realit
Talenti spanjoll i Malagas, Isko, pritet që të jetë blerja e parë e Realit të Madridit në merkaton e verës. Isko ka një klauzolë prej 35 milionë eurosh, në mënyrë që të lihet i lirë. Por, Reali kërkon që ta ulë këtë shifër, duke përfshirë në ofertë edhe lojtarë të tjerë. Kështu, madrilenët ofrojnë për Iskon 20 milionë euro dhe mesfushorin Kajeon. Malaga ndërkohë kërkon sulmuesin e ri Morata, nga i cili drejtuesit e Realit nuk kanë ndërmend që të heqin dorë.

Për këtë arsye, negociatat për kalimin e Iskos tek Reali pritet që të zgjasin. 21-vjeçari ndërkohë kërkohet edhe nga klube të tjera të rëndësishme, mes të cilëve edhe Mançester Siti, ku trajner pritet që të emërohet pikërisht trajneri i Malagas, Manuel Pelegrini.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama