Kërkesat nga grupet turistike, sidomos tani gjatë periudhës së verës kur turistë të huaj apo vendas udhëtojnë përmes liqenit të Komanit për të shkuar në Valbonë, janë të mëdha, pasi bukuritë natyrore gjatë udhëtimit në liqenin e Komanit janë mahnitëse. Pasagjerët e trageteve ndër vite kanë qenë banorë të rrethit Tropojës, të cilët udhëtonin për në Tiranë përmes liqenit të Komanit dhe më pas nga Komani deri në Tiranë me automjete të cilat imbarkoheshin në traget. Me çlirimin e Kosovës në vitin 1999, kërkesat për lundrim me traget në liqenin e Komanit u shtuan së tepërmi ku përmes kësaj linje filluan të udhëtojnë edhe banorë të rajonit të Gjakovës, Deçanit e Pejës.
Por me ndërtimin e autostradës Durrës-Kukës-Morin, në vitin 2009 ka bërë që pasagjerët e rajonit të Tropojës, por edhe të zonës së Dukagjinit në Kosovë të orientohen drejt autostradës Durrës-Kukës-Morin. Aktualisht udhëtimi i tropojanëve bëhet kryesisht me furgonë dhe autobusë që qarkullojnë në linjën Bajram-Curr-Qaf?-Morin?-Gjakovë-Prizren-Kukës-Tiranë. Fluksi i udhëtimeve me autobusë e furgonë nga Bajram Curri përmes kësaj linje është shtuar pas heqjes së kontrolleve të dyfishta në pikëkalimet kufitare të Shqipërisë me Kosovën.
Organet kompetente duhet marrë masa që tragetet të vazhdojnë punën në linjën Fierzë-Koman e kthim,duke bashkërenduar punën me pronarët e trageteve,në mënyrë që turistët vendas dhe të huaj të shijojnë bukuritë natyrore të udhëtimit ,duke realizuar njëherazi edhe kërkesat e herëpashershme të tyre











