“Do të ketë një ndryshim total në stafin teknik. Nëse është e nevojshme do të riorganizojmë edhe strukturën e klubit. Pas fillimit zhgënjyes të sezonit, mu desh të ndërhyja dhe të kërkoja që situata të ndryshonte sa më parë. Isha unë që insistova që skuadra të zbriste në fushën e lojës me një rreshtim të ndryshëm taktik, pasi kam shumë eksperiencë në këtë fushë”, thuhej në letrën e Berluskonit, publikuar gjatë emisionit “Il Processo di Biscardi”.
Por, 30 minuta më vonë erdhi përgënjeshtrimi nga klubi i Milanit, duke qenë se Berluskoni nuk e ka bërë atë deklaratë.
“Presidenti i nderit, Silvio Berluskoni, na ka komunikuar se nuk ka lëshuar asnjë deklaratë apo nuk ka shkruar asnjë letër që ka si objekt klubin e Milanit”, thuhet në reagimin e shkurtër të Milanit.











