Aleks Ferguson, përveçse ka një trajneri i suksesshëm tek Junaited, shpesh herë është bërë objekt kritikash nga ana e kolegëve të vet, për ndikimin e tij tek gjyqtarët. Dhe, në prag të largimit të tij nga junaited, Ferguson e ka pranuar vetë se në disa raste ka tentuar të ushtrojë presion tek gjyqtarët. Por, më shumë se sa tek gjyëtarët, ai ka thënë se është përpjekur të ushtrojë presion tek kundërshtarët e vet.
“Gjyqtari i katërt të dielën ndaj Suonsi ma tregoi tabelën që thoshte se ka tetë minuta lojë shtesë. Unë i thashë: ‘mendo përsëri’”.
Kjo ka qenë pjesë gjatë gjithë karrierës time, presioni mbi gjyqtarët është normal. Por, lojërat psikologjikë i kurseja zakonisht për kundërshtarët”, ka thënë legjenda skoceze, që pas 26 vitesh nën drejtimin e Junaited, ka vendosur që të tërhiqet në fund të këtij sezoni.