“Unë nuk mund të shoh një lojtar të rëndësishëm si Iker Kasijas duke kaluar nëpër një situatë të tillë. Është e tmerrshme dhe kjo nuk më pëlqen aspak.
Pak kohë më parë ai ishte kandidat për të fituar Topin e Artë dhe tani është në stol. Ai është miku im, ai është shembull për shumë njerëz, ai është kapiteni i kombëtares spanjolle, ai nuk e meriton këtë”, ka deklaruar Ksavi për mediat spanjolle.











