Bajerni mohon Nuk na intereson as Runi dhe as Neimar

Bajerni mohon: Nuk na intereson as Runi dhe as Neimar
Drejtuesit e Bajernit të Mynihut kanë mohuar spekulimet për një interesim të mundshëm të tyre për dy sulmuesit Uejn Runi dhe Neimar.

“Nuk e di se çfarë mund t’i sjellë Runi Bundesligës. Ne kemi respekt të madh për Uejn Runin por nuk ka pasur asnjë kontakt me të. Nuk ka pasur asnjë kontakt dhe ai nuk është në axhendën tonë. Absolutisht jo”, ka thënë drejtori sporti i Bajernit, Matias Samer. Ndërsa zëdhënësi për shtyp i skuadrës gjermane, Markus Horovik, ka thënë se lajmi për blerjen e mundshme të Neimar nga Bajern është një spekulim.

“Këto histori nuk kanë asnjë lloj baze Kjo është një shpikje, nuk ka asnjë gjë të vërtetë në këtë informacion”, tha ai.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama