Lirohet 26-vjecari Jorida Rustemi padi te dyte ne Polici per te fiksuarin qe e perndjek

Lirohet 26-vjecari, Jorida Rustemi padi te dyte ne Polici per te fiksuarin qe e perndjek
Padia për të riun nga Vlora: “Kjo që po më ndodh është e tmerrshme”
Jorida Rustemi në Polici: I fiksuari më ndjek sërish.

Psikologia e njohur Jorida Rustemi kër-kon për herë të dytë ndihmën e Policisë së Tiranës.  Në një kallëzim të dytë në Polici, psikologia pretendon se personi që e përndiqte prej më shumë se një viti, edhe pse u arrestua një herë, vazhdon sërish ta shqetësoje në telefon pasi është lënë i lirë nga gjykata. Burimet e Policisë thanë se psikologia Jorida Rrustemi ka bërë një tjetër kallëzim në Komisariatin Nr.2. Paditësja pretendon se 26-vjeçari nga Vlora, Kreshnik Mehmetaj, nuk ka hequr dorë nga veprimet e mëparshme, madje i ka kërkuar asaj shpjegime pse e kishte denoncuar në Polici për ngacmimet që ka bërë ndaj saj. Në denoncimin e dytë, Rustemi shprehet se Mehmetaj i ka dërguar një mesazh tjetër në celularin e saj, më 9 maj, rreth orës 10:00, duke i shkaktuar shqetësime dhe gjendje ankthi.

Gazeta “Panorama” kontaktoi dje me psikologen Rustemi. Ajo nuk preferoi të jepte më shumë detaje rreth situatës që po i ndodh që prej verës së vitit 2012. Sipas saj, është një çështje që vazhdon të jetë në hetim nga organet kompetente dhe nuk do që ky hetim të prishet. “Kjo që po më ndodh mua është një situatë e tmerrshme dhe shumë e sikletshme, të cilën uroj që ju të mos e provoni asnjëherë”, u shpreh Jorida Rustemi gjatë një komunikimi që patëm dje me të në linjë telefonike. Nga ana tjetër, ajo konfirmon se personi i proceduar edhe para disa ditësh për të njëjtën arsye, ka vazhduar edhe pas lirimit ta përndjekë dhe shqetësoje, duke treguar se çështja është në hetim dhe për këtë arsye nuk preferon të prononcohet. “Edhe në artikullin e parë që keni shkruar për këtë problem, duhej të kishit marrë miratimin tim, pasi çështja ishte ende duke u hetuar”, shprehet psikologia Jorida Rustemi.

PERNDJEKJA E PSIKOLOGES

Në denoncimin e parë që ka bërë në Komisariatin Nr.2, më 29 prill 2013, shpjegon se shtetasi Kreshnik Mehmetaj, prej verës së vitit 2012 e shqetëson në mënyra të ndryshme komunikimi. Sipas denoncimit, i akuzuari e kontakton të dëmtuarën nëpërmjet thirrjeve telefonike, mesazheve në celular, mesazheve në rrjetin  social “Facebook”, duke e fyer, kërcënuar, si dhe duke e ndjekur në ambientet e zyrës së saj. Veprimet e këtij personi, Rustemi i ka denoncuar si përndjekje, me qëllim shtrëngimin për bashkëjetesë dhe marrëdhënie intime me të. Për këtë arsye Kreshnik Mehmetaj u arrestua nga Policia e Tiranës me 4 akuza: “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, “shtrëngim”, “përdorim me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “kanosje”. Në seancën për dhënien e masës së sigurisë në Gjykatën e Tiranës, 26-vjeçari Mehmetaj u lirua, me masë sigurimi “detyrim paraqitjeje”. Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, thuhet se duke pasur parasysh shkallën e nevojave të sigurimit, raportin e masës së dënimit dhe rëndësinë e faktit, qëndrimin pohues ndaj veprës penale që tregon rrezikshmërinë e pakët të autorit të veprës penale, çmohet që masa e sigurimit ndaj Kreshnik Mehmetajt të jetë ajo e kërkuar nga prokurori, detyrim për paraqitje në Policinë Gjyqësore çdo të hënë, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, pra gjykim në gjendje të lirë.

PERSERITJA E NGJARJES

Ndryshe nga ç’e ka cilësuar gjykata, si një person që nuk përbën rrezikshmëri, shtetasi Kreshnik Mehmetaj duket se në formë hakmarrje ka nisur nga e para të gjitha veprimet shqetësuese për psikologen Jorida Rustemi. Sapo ka rifituar lirinë, heqja e së cilës i ka zgjatur me pak se 3 ditë, ai ka vazhduar sërish avazin, duke i dërguar mesazh në celular psikologes së njohur.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama