Regjistroni domainin tuaj .al

Perendeshat qe tronditnin boten

Shkruar nga:  
Postuar më: 7 vite më parë

Perendeshat qe tronditnin boten
Perendeshat qe tronditnin boten

Ajo ishte një kërcimtare erotike dhe nëse është për t‘u besuar thashethemeve, spiune në Luftën e Parë Botërore, personifikim real i gjithë asaj që fshihet pas titullit "femme fatale". Në kohën e saj, e mendonin si një nga femrat më të bukura dhe tërheqëse në botë. Shumë njerëz të njohur, kryesisht gjeneralë dhe politikanë, ranë në gjunjë para bukurisë dhe sharmit të saj ekzotik. Një nga viktimat më të mëdha ishte trashëgimtari gjerman, princi Vilhem, ndërsa më vonë tregoi se mosha dhe lidhjet familjare për të nuk përbënin asnjë problem duke u bërë më vonë dashnorja e djalit të tij. Megjithatë, pavarësisht nga fama e saj dhe dashnorët e shumtë, kurtizania e bukur përfundoi si mos më keq. Francezët e pushkatuan në vitin 1917 dhe para se të ekzekutohej, udhëheqësit ushtarak i dërgoi puthje dhe i tha: "Merci, monsieur".

Sarah Bernhardt

E njohur edhe si përendesha Sarah, kjo aktore teatrale dhe një nga divat e para të filmit pa zë, për arsye financiare kombinoi karrierën e saj artistike me karrierën e kurtizanes. Dhe në këtë të fundit ishte më shumë se e suksesshme, prandaj në listën e saj

kishte gjithashtu shumë personalitete të njohura të asaj kohe. Mes emrave më të njohur në listë, gjithsesi, ishin princi De Ligne, me të cilin pati edhe fëmijën e saj të vetëm, si dhe shkrimtari i njohur francez, Viktor Hygo, ndërsa kohët e fundit thuhej se frekuentonte një princ nga Uellsi. Vdiq në vitin 1923, pastaj fitoi yllin e saj në Rrugën e të Famshmëve në Hollivud. Ndërkohë, edhe sot, shumica e mendojnë si aktoren më të mirë ndonjëherë.

Josephine Earp

Kësaj valltareje profesionale, aktores dhe prostitutës, para së gjithash famën ia solli lidhja me kumarxhiun dhe kaubojin Wyatt Earp. Mori mbiemrin e tij, ndonëse nuk ekzistojnë kurrfarë dëshmish që kishin një lidhje martesore. Njëkohësisht me të, ajo kishte lidhje edhe me zëvendësin e sherifit, Johnny Behan, ndërsa ka shumë versione lidhur me tregimin e lidhjes së tyre: nga ato ku thuhej që Behan ishte krejtësisht i dashuruar në të dhe i kërkoi martesë, gjë që ajo e refuzoi, e deri tek ajo sipas së cilës ai ishte pronari i saj, ndërsa ajo prona. Sidoqoftë, Josephine e ndërroi me Earp-in, duke e turpëruar në publik, e gjithmonë e më shumë po fillohej të besohej se ajo ishte gruaja e dytë e ligjshme e Behanit.

Madame de Pompadour

Ishte dashnore e njohur e mbretit francez, Luigjit XV, ndërsa besohej që pozitën e tij e shfrytëzonte për t‘u bërë politikisht e rëndësishme. Megjithatë, ndikimi i saj politik ishte i diskutueshëm, edhe pse kishte fuqi të veçanta që i tregonte në situata si ajo kur rolin e dashnores së parë mbretërore u përpoq t‘ia vidhte e reja dhe pa përvojë, Marie-Louise O‘Murphy. Duke u ndier e fyer rëndë, Madame de Pompadour mori situatën në duart e saj dhe O‘Murphy përfundoi e martuar dhe e eliminuar nga qarqet mbretërore. Pompadour bëri dy aborte spontane, ndërsa mbreti Luigji XV i qëndroi besnik deri në vdekjen e saj në vitin 1764, pavarësisht se deri në vitin 1750 nuk flinin bashkë.

Su Xiaoxiao

Kurtizania e njohur dhe poetja nga qyteti kinez, Hangzhou jetoi në shekullin V. Në veprat e saj kremtonte dashurinë, bukurinë dhe humanitetin, ndërsa bukurinë, intelektin dhe misticizmin e personazhit të saj dhe veprave e kremtonin shkrimtarët dhe poetët e gjeneratave të ardhme. Jehonë romantike gjithë kësaj i dha vdekja e saj e parakohshme. Vdiq që në moshën 19-vjeçare, duke iu lutur perëndive që të ruanin përgjithmonë bukurinë dhe rininë e saj.

Cora Pearl

E lindur në Londër, por shpejt u bë pjesë e shoqërisë së lartë parisiene, sapo zotërinjtë e atjeshëm filluan ta shihnin më shumë se argëtim i thjeshtë për një natë. Bukuria, inteligjenca dhe sensi i saj provokativ i humorit dhe, ç‘është më e rëndësishmja, ndjenja për diskrecion, bënë që ajo të ishte shumë e dëshiruar dhe që nga niveli i një prostitute të pavlerë të ngrihet në atë të nderit - të kurtizanes franceze. Krahas perfeksionimit të zanatit të saj, Cora zhvilloi edhe prirjen e saj të sëmurë për bixhoz. Nga adhuruesit - të tillë si duka nga Rivoli, princi Willem, djali i mbretit holandez, Willem III, princi Napoleon, e shumë të tjerë - ajo pa asnjë problem tërhiqte shuma të mëdha, duke kënaqur paturpësisht vesin e saj. Thuhet se Cora ishte shumë e kujdesshme ndaj klientëve të saj dhe se në dyshemenë e mbuluar me orkide vallëzonte për ta krejtësisht e

zhveshur, plot pasion, ndërsa në fund lahej para mysafirëve në vaskën plot shampanjë dhe i bënte të qeshnin me shqiptimin e fjalëve franceze me theksin londinez.

Mbretëresha Teodora

Mbretëresha bizantine që jetoi në shekullin VI ishte femra më me ndikim në historinë e asaj perandorie. Veprat që i shkroi Procopius, kronisti i perandorit bizantin, Justinian, përmbajnë mjaft informacione për të dhe karrierën e saj si aktore. Aty përshkruhet edhe mënyra se si e tërhoqi vëmendjen e tij, duke u bërë menjëherë dashnorja e zjarrtë e tij. Ai në atë kohë ishte i martuar, gjithashtu me një ish-prostitutë, e cila, natyrisht që kishte hequr dorë nga zanati pas martesës me perandorin. Mirëpo, Teodora aq shumë ia trazoi mendjen perandorit Justinian, saqë për shkak të saj vendosi ta pezullojë ligjin, sipas të cilit aristokratët nuk guxonin të martoheshin me aktore. Pavarësisht të kaluarës, Teodora i mbeti besnike dhe pati ndikim të madh te Justiniani gjatë marrjes së vendimeve të rëndësishme politike.

Laura Bell

Zonja më e "njohur" e natës në Anglinë viktoriane, (pjesa e dytë e shekullit XIX) fitoi famën botërore falë tregimit se vetëm për një natë me princin e Nepalit, Jung Bahadoor, i fitoi 250,000 funta. Dikush, megjithatë, pohon se kjo shumë ka të bëjë vetëm me dhuratat që princi ia kishte dhuruar në shenjë falënderimi. Sido që të jetë, pas karrierës aktive si kurtizane, në vitin 1852 Laura u ‘qetësua‘ pas martesës me kapitenin, Augusten Frederick Thistlewayt dhe përjetoi një kthesë, duke u shndërruar në propaganduese të zellshme të jetës sipas rregullave morale.

Veronica Franco

Veronica Franco ishte prostituta më e shtrenjtë dhe më ekskluzive në Venezia, ndërsa artin e tërheqjes së parave nga klientët e pasur, përmes përdorimit të aftësive natyrore, e mësoi nga nëna, gjithashtu, kurtizane e njohur. Në atë kohë, Veronica ishte edhe prostituta e parë që mund të lavdërohej me arsimim dhe me vepra nga fusha e letërsisë dhe artit. Mbante lidhje me shumë njerëz të rëndësishëm të kohës, ndonëse flitet edhe për lidhjen e saj me mbretin francez, Henry III.

Thais

Është e vërtetë që bëhet fjalë për njërin prej zanateve më të vjetra në botë, siç dëshmojnë edhe heteret - dashnoret e Greqisë antike. Njëra nga më të njohurat ishte Thais, një kurtizane që jetoi në kohën e Aleksandërit të Madh. Besohet se ajo kishte ndikim të madh në të, e si dashnor i saj përmendej edhe mbreti egjiptian, Ptolomeu I Soter. Ndonëse veprimtaritë tjera të saj mbesin kryesisht të panjohura, ajo shërbeu si inspirim për shumë shkrimtarë, megjithëse njihet edhe si njëra prej disa grave që Dante i përmend në ‘Komedinë Hyjnore‘ të tij.

Marre nga : Gazeta Shqip

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi