Myler Bera 13 km mos prisni te dribloj 4 lojtare

Myler: Bera 13 km, mos prisni te dribloj 4 lojtare
Tomas Myler është lojtari i parë që e godet 4 herë portën e Barcelonës në një ndeshje Champions-i në 10 sezonet e fundit. Lojtari më i mirë i ndeshjes dhuroi asist dhe shënoi dy gola në triumfin historik të gjermanëve. “Nga unë mos prisni që të dribloj 4 lojtarë, por kam bërë 13 kilometra në fushë, çka është detyra ime. Shkoi gjithçka shumë mirë. Në ndeshjet e mëdha jam deciziv, ndoshta sepse psikologjikisht jam një nga lojtarët më të ftohtë.

4-0 është një rezultat ëndrrash, por duhet të tregojmë se kemi të njëjtën energji edhe në ‘Kamp Nou’, – tha sulmuesi. Ndërsa Alaba shtoi se në Barcelonë do të jetë e vështirë, pavarësisht se katalanasve do u duhen 5 gola. “Na pret një detyrë shumë e vështirë në Spanjë, prandaj duhet të jemi të përqendruar ashtu si sot (dje)”, – tha mbrojtësi austriak.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama