Robin Krasniqi deshton perballe Kleverli

Robin Krasniqi deshton perballe Kleverli
Robin Krasniqi nuk ka qenë i suksesshëm në tentativën e tij për të marrë titullin botëror WBO për peshat deri në 79 kilogram,  pasi është mundur me pikë nga kampioni i botës në fuqi, uellsiani Natan Kliverli. Pavarësisht dominimit të Kliverli në 12 raundet, askush nuk e priste që 26 vjeçari Krasniqi të rezistonte deri në fund të ndeshjes së zhvilluar në Londër.

Kliverli ka dominuar ndeshjen që në raundet e para, ndërsa Krasniqi ka provuar në të gjitha mënyrat që të dëmtojë kampionin me gjuajtjet me të djathtën. Por uellsiani ka reaguar mjaft mirë në çdo moment të vështirë, sidomos në raundet 7-8, duke shmangur me klas gjuajtjet e kosovarit, i cili nuk njihte humbje prej 38 ndeshjesh radhazi dhe ishet kthyer në sfidantin numër 1 për brezin.

Në fund, vendimi i gjyqtarëve për fitoren e Kleverli me pikë ka qenë unanim, por kampioni i botës ka pranuar se Krasniqi e kishte çuditur në mënyrë pozitive në këtë sfidë.

“Ai pësoi shumë goditje por nuk rrëzohej ndaj mu desh që të vazhdoja me planin tim të goditjeve pa pushim. Mendoj se ishte një ndeshje e mirë pasi edhe ai ishte i fortë. Unë u çudita që ai përfundoi ndeshjen në të 12 raundet, pasi e godita rëndë që në fillim dhe prisja të rrëzohej. Por ai rezistoi, tregoi që kishte uri për fitoren dhe vazhdoi të luftonte deri në fund”, ishin elozhet e kampionit Kleverli për boksierin kosovar që garon për Gjermaninë.

Duke pasur parasysh se planet e Kleverli janë për një tjetër ndeshje për mbrojtjen e titullit, para se të provojë të unifikojë brezat me kampionin e IBF, Bernard Hopkins, Krasniqi duket se do të tentojë të ngjitë shkallët në renditjet e federatave të tjera gjatë kësaj periudhe. Në këtë mënyrë, ai do të rifitojë të drejtën e një tjetër sfide për titull brenda 2 viteve të ardhshme./lajmeshqip

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama