Sonet

Shkruar nga:  
Postuar më: 5 vite mė parė

Ku je ti, o yll i këputur,
që re poshtë e dogje vendin mbarë!
Një shkretim si ky në mes tetorit
kurrë në jetën time s’kisha parë.

Ku është zjarri? Ku është? Nuk e di,
di që kraharorin e kam shpuzë.
Shi nuk bie, qytetin që digjet
rrekem ta njom pak me buzë.

Grua që më jepesh e s’të kam
siç nuk zotërohet dot një ëndërr.
Në më ndihtë djalli, jam Adam.

Evë ti ishe para se të lindje,
Evë e Afërditë, veten kishe shemër,
unë erdha pa dashur e s’kisha më ikje.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA