Tirane ekzekutohet ish-kryekomisari

Tirane, ekzekutohet ish-kryekomisari
Ekzekutohet me armë zjarri në afërsi të shkollës “Vasil Shanto” në kryeqytet ish-kreu i Komisariatit numër gjashtë në Tiranë, Dritan Lamaj.  Sulmi me breshëri automatike ndaj Lamajt është ndërmarrë rreth orës 18:30 të së dielës, kur ish-kryekomisari, aktualisht efektiv policie po udhëtonte me mjetin e tij me targa TR 2564 N.

Në momentin e mbërritjes së personave të parë në vendngjarje, Lamaj ka qenë ende gjallë. Ai është shoqëruar urgjentisht drejt Spitalit Ushtarak. Fatkeqësisht, efektivi i policisë nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Dhjetra forca policore kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa kanë nisur hetimet e para për gjetjen e autorëve të krimit. Grupet hetimore morën në dorëzim skenën e ngjarjes së rëndë dhe nisën verifikimet për të rënë në gjurmë të ekzekutuesit apo ekzekutuesve.

Për momentin nuk ka informacione për motivet e sulmit, por dyshimet e para bien “për shkak të detyrës”

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama