Universitetet ne eren e internacionalizimit

Universitetet ne eren e internacionalizimit
Ndërkombëtarizimi po e ndryshon mënyrën me të cilën ne e mendojmë arsimin e lartë. Nëpërmjet tri mënyrave: aktivitetet përforcuese të ndërkombëtarësimit në nivel universitar, strategjitë mbështetëse të tij si kultura e marketingut dhe njohja e konsumatorëve të ndryshëm të kësaj dukurie si disa persona që po udhëheqin zhvendosjen e koncepteve tona për arsimin e lartë. Aktivitetet mbështetëse të internacionalizimit në nivel universitar ofrojnë një dritare që sheh sistemet e besimit, të cilat strukturojnë premtimet e universiteteve.

Një shembull është përpjekja për të pasur një markë të re dhe për t’i vendosur universitetet dhe kampuset e tyre në një kontekst global. Kjo është veçanërisht e dukshme në rritjet e fundit të shumave të parave që universitetet shpenzojnë për promocionin e tyre. Në thelb, ndryshimet në marketingun e universiteteve dhe praktikat e rekrutimit tregojnë disa lëvizje të dukshme në prioritetet e universiteteve.

Për shembull, shumë universitete e kanë rritur në mënyrë radikale marketingun për studentët e huaj, gjë që rezulton në mobilitetin e më shumë se katër milionë studentëve globalisht. Zhvendosje të tilla në sistemet e besimit që udhëheqin vendimmarrjen e administratorëve, të konkretizuara në aktivitetet që rrisin ndërkombëtarizimin në nivele universitare, kanë ndikim jo vetëm në mënyrën si ne e mendojmë arsimin e lartë, por dhe në gjuhën që ne përdorim për ta përshkruar atë. Gjuha e ndërkombëtarizimit përfshin ato modele që marketojnë njohjen e universitetit, vendndodhjet e godinave të tij, aspekte të kulturës lokale dhe vlerën e diplomave te konsumatorë të ndryshëm ndërkombëtarë.

Zakonisht, një i folur i tillë mburret me specialistë të njohur botërorë, vende që zë universiteti nëpër rankime, angazhimet globale dhe partnershipe. Më kalimin e viteve, përdorimi i fjalorit, koncepteve dhe ideve që theksojnë disa forma ndërkombëtarizimi në arsimin e lartë, si degët e kampuseve, ndërkombëtarizimin e kurrikulës, staf me formim ndërkulturor, atmosferë multikulturale, rekrutim studentësh të huaj, shkëmbime me jashtë dhe partnershipe me qeveritë e huaja, është forcuar.

Shfaqja e një gjuhe të tillë dhe shpeshtia e përdorimit të saj për të përshkruar komponentë të ndryshëm të ndërkombëtarizimit është vetë një simptomë e zhvendosjes në sistemet e deritanishme të koncepteve që strukturojnë arsimin e lartë.

Megjithatë, si shumica e ideologjive, ndërkombëtarizimi ka gjithashtu përbërësit e vet të fshehur. Për shembull, fjalë që përkufizojnë dhe dallojnë studentët ndërkombëtarë nga ata vendas, si: studentë të huaj, leje studimi, vizë e përkohshme…ndërkohë që disa struktura dhe rregulla të ngritura për praktikat ndërkombëtare të universiteteve gjithashtu përcaktojnë përvojën e studentëve.

Gjuha ligjore e ndërkombëtarizimit, veçanërisht me mënyrën që ajo u adresohet studentëve të huaj, mund të ketë ndikim në përvojat e tyre. Për shembull, qeveritë e vendeve pritëse përdorin një gjuhë të tillë ligjore për të rregulluar lëvizjen e studentëve të huaj, mundësinë e tyre të punësimit dhe mundësinë e tyre për të ftuar miq apo familjarë për vizitë në vendet ku studiojnë, sa për të përmendur disa. Si rezultat, ata që mund të kenë ndikim ose akses në zhvillimin e gjuhës ligjore të ndërkombëtarizimit, si shkollarë, administratorë dhe organizata që lobojnë te qeveritë përkatëse në emër të universiteteve për politika të ndryshme pro ndërkombëtarizimit, zotërojnë fuqi të jashtëzakonshme, e cila mund të ndikojë potencialisht eksperiencat e studentëve, trupit pedagogjik dhe stafit.

Pozitat e tyre iu japin këtyre individëve mundësinë jo vetëm të ndikojnë përvojat e personave të përmendur më lart, por gjithashtu të përcaktojnë se cilat çështje janë bërë kyçe dhe cilat janë përjashtuar nga diskurset ndërkombëtare. Për këtë arsye, përpjekjet duhet të përfshijnë identifikimin e atyre që ruajnë portat e këtij fenomeni dhe dokumentim të mënyrave me të cilat ata i japin formë horizontit të ndërkombëtarizimit.

2. Debate pro dhe kundër

Ka pasur shumë diskutime rreth përfitimeve të internacionalizimit dhe të kundërtës.

Në një krah të debatit, janë ata të fushës akademike të cilët ndjejnë se ndërkombëtarizimi po komprometon qëllimin e arsimit të lartë. Këto kritika kundërshtojnë ndërkombëtarizimin në planin që disa universitete kanë investuar burime në maksimizimin e aftësisë së tyre për të rekrutuar studentë, pa zhvilluar ndërkohë resurse të përshtatshme mbështetëse për të akomoduar këta studentë.

Gjithashtu, kriticizmi dënon praktikat për ndërkombëtarizimin që po ndjekin universitetet, për mosvënien e burimeve në dispozicion të ndërkombëtarizimit të kurrikulave dhe zhvillimin e programeve që mund të lehtësojnë edukimin ndërkulturor të pedagogëve, stafit dhe studentëve. Në përgjithësi këto kundërshtime nuk i adresohen vetëm universiteteve, por gjithashtu qeverive që e bëjnë më të lehtë për këto të fundit të rekrutojnë studentë.

Në anën tjetër të debatit janë ata që e mbështesin ndërkombëtarizimin për shkak se i shton elementin global arsimit të lartë. Këta avokatë të ndërkombëtarizimit përqendrohen në rritjen e numrit të studentëve të huaj, në rritjen e partnershipeve dhe projektet e kërkimit ndërkufitare si shembuj të aktiviteteve që i kanë zgjeruar kompetencat e arsimit të lartë.

Shkurtimisht, këta avokatë të ndërkombëtarizimit e shohin atë si një forcë pozitive në arsimin e lartë dhe problemet që kanë të bëjnë me çështje etike dhe motivet e përfitimit si shqetësime në rritje. Përveç debateve të brendshme rreth ndërkombëtarizimit, ka pasur dhe debate të jashtme. Disa anëtarë të komuniteteve nuk janë dakord me të sidomos me pjesën si ai prek zhvillimin e studentëve të huaj, sepse disa studentë kthehen në vendet e tyre pas studimit pa kontribuar në gjendjen ekonomike afatgjatë të vendeve pritëse.

3. Një gjuhë e re

Më tej, rritja në intensitetin e debateve të brendshme dhe të jashtme për këtë çështje duket se sugjeron se debate të tilla duhet të zënë një vend të rëndësishëm në diskurset e ndërkombëtarizimit. Ndërkombëtarizimi në shumë mënyra, përfaqëson domethënien e re të universitetit si sigurues global i arsimit të lartë, i kompletuar me sistemin e ri të gjuhës që përfshin diskurset që marketojnë kulturën lokale dhe vendet rrotull dhe identifikon konsumatorët e ndryshëm të tij. Ky vizion i arsimit të lartë shkatërron imazhin e universiteteve si entitete të izoluara dhe kryesisht lokale.

Në vend të kësaj, ai ofron një vizion që synon të rindërtojë mjediset sociale, akademike dhe kulturore të arsimit të lartë në mënyrë të tillë që të lejojë zhvillimin e axhendave të reja të arsimit, rivlerësimin e marrëdhënieve të vjetra dhe krijimin e atyre të reja. Gjithsesi, si shumë ndryshime madhore të universiteteve, procesi ka çuar në debate të brendshme dhe të jashtme rreth qëllimit dhe përgjegjësive të universiteteve.

Mirë apo keq, duket se është një betejë për shpirtin e universiteteve dhe çfarë vihet në diskutim duket se është identiteti i universiteteve dhe komuniteteve të tyre.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama