Regjistroni domainin tuaj .al

Edgar Alan Poe, shkrimtar per te gjitha koherat

Shkruar nga:  
Postuar më: 8 vite më parë

Edgar Alan Poe, shkrimtar per te gjitha koherat
Edgar Alan Poe, shkrimtar per te gjitha koherat

Eshte shkrimtar shume i lexuar dhe shume i popullarizuar, ne radhe te pare per arsye se ka shkruar siç nuk kane shkruar te tjeret, per ato per te cilat nuk kane shkruar te tjeret dhe ka jetuar e ka vdekur siç nuk kane jetuar dhe siç nuk kane vdekur te tjeret. Edgar Allan Poe ishte nje gjeni i çuditshem dhe, si i çuditshem, me perfundim tragjik.

Per kete shkrimtar te madh e te çuditshem ne bote eshte shkruar shume. Dhe vetekuptohet, poezia dhe proza e tij, qe heret, jane perkthyer ne shume gjuhe me shtrirje boterore dhe ne shume gjuhe me shtrirje shume me te ngushte. Domethene Edgar Allan Poe ishte shkrimtar i perkthyer ne letersite e medha dhe ne letersite e vogla kombetare. Me pak a me shume, Edgar Allan Poe ishte i perkthyer edhe ne letersine shqipe. Po ne qofte se mund te flitet per nje popullarizim te ketij shkrimtari nder lexuesit shqiptare, duhet te dihet se ky popullarizim i detyrohet perkthimit te poemes se tij lirike nga poeti, historiani, publicisti i madh shqiptar, Fan S. Noli.

Megjithese pak a shume i perkthyer dhe megjithese pak a shume i njohur edhe prej shkrimtareve e lexuesve shqiptare, Edgar Allan Poe nuk eshte shkrimtar, per te cilin eshte shkruar as perafersisht sa eshte perkthyer ne letersine shqipe. Studimi monografik i Luljeta Krasniqit eshte studimi i pare me i plote, me gjitheperfshires per Edgar Allan Poe ne pergjithesi dhe, ne menyre te veçante, per Edgar Allan Poe ne letersine shqipe ne veçanti. Ne te jane paraqitur: jeta dhe krijimtaria e ketij autori. Ne vija te shkurtra, Luljeta Krasniqi i pershkruan vitet dhe ngjarjet me te rendesishme, qe shenojne jeteshkrimin e tij vertet tragjik. Edhe me kaq lexuesi shqiptar do te krijoje nje perfytyrim te sakte per perjetimet dhe per frymezimet e Edgar Allan Poe.

Pas paraqitjes se jetes se tij, Luljeta Krasniqi do te perimtoje kujdesshem poezine e Edgar Allan Poe, motivet e saj, veçorite e saj kompozicionale e stilistike dhe, pastaj, perkthimet ne gjuhen shqipe. Kujdes te veçante do t’u kushtoje ajo poemave te lavdishme lirike te Poes, Korbi dhe Anabel Li, ne njeren ane, kurse perkthimeve te tyre nga Fan Noli, ne anen tjeter.

Perpos per dy poemat lirike ne fjale, Luljeta Krasniqi do te shkruaje, me perkushtim te veçante, per tregimet e Edgar Allan Poes. Ne saje te kerkimeve te bera ne shtypin e ne periodikun shqiptar, ajo do te konstatoje se Edgar Allan Poe ne shqip ishte i perkthyer edhe si tregimtar. Njeri prej perkthyesve te pare te prozes se tij ishte Haxhi Kroi. Ne pjesen per prozen autorja do te flase per tri llojet e tregimeve te Poes: per tregimet me detektiv, per tregimet fantastiko-shkencore dhe per tregimet e misterit, themelues i te cilave edhe konsiderohet ai.

Luljeta Krasniqi do te perimtoje ne studimin e saj monografik edhe tragjedine e pakryer te Poe-s, Politiani, te cilen e konsideron nje sprove te tij jo shume te suksesshme, por ne te cilen njekohesisht mund te shihet dora e gjeniut te çuditshem.

Ne studimin monografik te Luljeta Krasniqit per jeten dhe krijimtarine e Edgar Allan Poes me interes te veçante eshte edhe pjesa, ne te cilen ajo merret me pikepamjet kritike dhe teorike te tij. Ketu ajo perqendrohet ne esene e lavdishme te Poe-s, Filozofia e Kompozicionit, qe konsiderohet shkrim me ndikim te veçante ne mendimin kritik dhe teorik ne bote.

Me interesim te veçante Luljeta Krasniqi e analizon edhe ndikimin e krijimtarise se Edgar Allan Poe-s ne letersine franceze, ruse, angleze dhe, natyrisht, amerikane, domethene ne letersite ne te cilat konsiderohet se ai ka ushtruar ndikimin me te madh e me frytdhenes.

Studimin monografik e plotesojne edhe shenimet bibliografike per vepren e Poe-s: per permbledhjet dhe per botimet e tij te veçanta ne revista e ne gazeta.

Botimi i studimit monografik te Luljeta Krasniqit per Edgar Allan Poe-n perfaqeson interes te veçante per lexuesit shqiptare, per letersine dhe per kulturen shqiptare. Mund te thuhet keshtu per dy arsye kryesore: e para, per arsye se permes ketij studimi i bejme me te afert, me te qarte, me te dashur lexuesit shqiptar vepren e nje krijuesi gjenial dhe, e dyta, per arsye se permes ketij studimi behet e ditur se krijuesit shqiptare e kane verejtur heret rendesine e krijimtarise letrare te ketij gjeniu dhe jane kujdesur ta perkthejne ne shqip duke i pasuruar ashtu lidhjet mes kultures se kombit te madh amerikan dhe kombit shqiptar. Me studimin e saj monografik per jeten dhe krijimtarine e Edgar Allan Poes, Luljeta Krasniqi u sjell studimeve krahasimtare ne gjuhen shqipe nje veper shkencore pa dyshim te suksesshme, me te cilen e zgjeron, e thellon, e pasuron pervojen e ketyre studimeve dhe, njekohesisht, u kontribuon lidhjeve gjithnje e me te shtrira e me frytdhenese letrare, kulturore e politike amerikano-shqiptare.

Rexhep Qosja : Gazeta Shqiptare

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi