4 stinėt e Eranda Libohovės

Shkruar nga:  
Postuar më: 5 vite mė parė

4 stinėt e Eranda Libohovės
4 stinėt e Eranda Libohovės

Albumi i shumëpritur do të jetë në treg së shpejti. Eranda Libohova është duke përfunduar punën për daljen e tij, megjithatë vetë këngëtarja duket se është supersticioze në këtë drejtim dhe nuk dëshiron të flasë përpara kohe. “Album për 4 stinë”. Është ky titulli i albumit muzikor, që Eranda ka parashikuar të nxjerrë në tregu në fund të këtij muaji. Që në titull kuptojmë, që Eranda do të na shoqërojë gjatë gjithë vitit, sepse këngët e saj janë të menduara për të qenë prezente në çdo stinë të vitit. Dhe jo vetëm kaq. Por duket se puna e bërë për daljen e këtij albumi i përmbledh të katër stinët.

Është një punë që ka nisur prej më shumë se një viti dhe natyrisht me bashkëpunimin e krijuesve të njohur të muzikës, Adi Hilës, Flori Mumajesit, etj, besojmë se do të jetë i suksesshëm. Do të ketë rryma të ndryshme dhe surpriza të këndshme. Vetë Eranda nuk dëshiron të zbulojë shumë detaje rreth këtij albumi duke dashur që gjithçka të ketë kohën e vet. Megjithatë mësojmë se kjo përmbledhje muzikore do të ketë 10 këngë, 6 prej të cilave janë krijime të reja, 2 janë të përpunuara, ndërsa dy këngë janë krijime të viteve të fundit. Sigurisht besojmë se ndonjëra prej këngëve do të shoqërohet edhe me videoklip, por për këtë ndoshta duhet të presim edhe pak.

Marre nga : Gazeta Panorama

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajme dhe tema të nxehta

KULTURA

Moti

Tirana
E larta: 14 Min: 1
Shpejtesia eres: 3.22 km/h
Drejtimi eres: 140
Lageshtia: 90
Shikueshmeria: 7
Presioni atm: 1011.9
Agimi: 6:48 am
Perendimi: 5:00 pm

Horoskopi

Kembimi Valutor

Kursi zyrtar i kėmbimit
USD / LEK 105.61
EUR / LEK 139.06
GBP / LEK 167.29
CHF / LEK 115.53
Ndryshimi i fundit: 03.02.2012