Seksi perversionet e VIP-ave

Seksi, perversionet e VIP-ave

Personazhet e famshëm duan ta ekzagjerojnë edhe në seks ashtu si në çdo gjë tjetër: nga filmat porno te maratonat seksuale dhe orgjitë... ja çfarë preferojnë ata nën çarçafë.

DOUGLAS E ZETA-JONES
Kur ai ishte akoma i martuar me Diandrën, u shtrua në një klinikë të specializuar, pasi kishte probleme me varësinë nga seksi. Ndërsa Zeta Jones duke ditur këtë fakt të bashkëshortit të saj, vendosi një klauzolë të vogël në kontratën paremartesore, për çdo aventurë aktori duhej t’i paguante të shoqes 1,7 milion dollarë. Por mesa duket edhe ky kusht nuk ka bërë shumë punë pasi dihet, ujku qimen e ndërron...

MONICA BELLUÇI
I dashuri i saj i parë, Valerio Varani, ka rrëfyer disa sekrete te “News of the World”: “Ajo është një joshëse e vërtetë. Në krevat preferon të ndryshojë vazhdimisht pozicione dhe arrin deri në pesë orgazma gjatë një raporti. Por jo vetëm kaq, ne bënim dashuri për gjatë gjithë natës dhe ajo lëvizte si një gjimnaste”.

BRITNEY SPEARS E KEVIN FEDERLINE
Gjatë shtatzënisë së saj të parë ajo deklaroi se i është shtuar shumë dëshira për seks. Së bashku me të shoqin e bënin edhe tre herë në ditë dhe sikur kjo të mos i mjaftonte, i shoqi shikonte edhe filma porno. Një mike e Britneyt tregon se shoqja e vet i ka rrëfyer se seksi me Kevin është 10 herë më i mirë se me Justin Timberlake. “Ata të dy, tregon mikja, janë gjithnjë në krevat të impenjuar në një maratonë seksuale”.

ROBBIE WILLIAMS
Nuk i mjaftojnë asnjëherë femrat: modele, prezantuese, këngëtare dhe fanse. “Më pëlqejnë shumë lap danser, tregon ai, kam debulesë për format e tyre. Nuk rri dot pa i prekur dhe...” Në një nga koncertet e tij ai ka ndenjur me 5 femra njëherësh dhe më pas është dashur mjeku personal që ta mbante nën kontroll për ta risjellë në normalitet. Ah more Robbie...

PAMELA ANDERSON E TOMMY LEE
Ka rrëfyer se kur kishte afër Tommy Lee nuk rezistonte dot pa menduar për seksin. Ajo tregon se edhe vetë Tommy nuk arrinte t’i kontrollonte hormonet e tij dhe seksi ishte një film që nuk mbaronte kurrë. Më pas profesionistja Anderson rrëfen se për të pasur sa më shumë orgazma është mirë të mbajmë dietë vegjetariane.

MICKEY ROURKE
Ka rrëfyer se bën seks me nga një grua të ndryshme çdo ditë, por mbasi ka konsumuar raportin, i cili për të është veçse një nevojë fizike, i vjen një dëshirë e çmendur që të vetëvritet. Nuk duket i njëjtë me atë që kemi parë te filmi supersensual “Nëntë javë e gjysmë”.

KIRK FRANKLIN
Ka rrëfyer për “People” se është pornodipendent që kur ishte 8 vjeç. “Jam rritur i vetëm dhe me shumë pasiguri, pornoja ishte shoqëria ime. Pastaj kur u martova shikoja prono ndërsa gruaja ime flinte. Pikërisht atëherë e kuptova se ky që kisha ishte një problem serioz”.

CHARLIE SHEEN E DENISE RICHARDS
Para se të martohej me Denise Richards, Charlie ishte klient i rregullt i femrave që ofronin shërbime erotike në telefon, pra në hot-line. Kur u martua bëri për pak kohë burrin model, më pas e shoqja kërkoi divorcin duke e akuzuar të shoqin për keqtrajtim si dhe për faktin se ai nuk rrinte dot pa bërë seks me prostituta dhe pa telefonuar linjat erotike.

KATE MOSS
Në të kaluarën ka qenë e shtruar në një klinikë për varësi nga seksi. Janë bërë tashmë të njohura në media festat e saj të gjata, partyt me bazë kokainën, alkoolin dhe orgjitë. Modelja Rebeça White ka treguar për një të përdishme britanike se Moss kur është nën efektin e drogës bëhet e jashtëzakonshme në seks, e hapur, duke preferuar të bëjë seks me meshkuj dhe me femra.

MIKE TYSON
Në vitin 1992 futet në burg sepse përdhunoi ish-Miss Amerikën, Desirée Washington, ndërkohë që të tjera akuza kanë ardhur në vitin 2000. Në vitin 1998 e shoqja e lë sepse e keqtrajtonte. Pak vite më parë Tyson deklaron: “Eshtë Desiree shkaktarja e të gjitha problemeve të mia. Tani do të doja ta përdhunoja me gjithë mend”.

Marre nga : Gazeta Panorama


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama