Ekspozohen armet e Skenderbeut

Ekspozohen armet e Skenderbeut
Asnjëherë më parë, të paktën në historinë e ketyre dy dekadave të fundit, Muzeu Kombëtar nuk ka qenë më i lakmuar se në këtë fund nëntori. Kur mbeten edhe gjashtë ditë nga kremtimi i 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, në muzeun kombëtar u zbuluan për herë të parë armët e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut!

Për kryeministrin Sali Berisha, ky është momenti më domethënës dhe më frymëzues për çdo shqiptar, pasi ai beson se tek Skënderbeu bazohet shtylla kurrizore e identitetit kombëtar.

“Skënderbeu nuk është vetëm frymëzimi kryesor i guximit e trimërisë, por Skënderbeu është edhe vizionari i madh i vokacionit tonë perëndimor. Në të gjitha betejat e tij, Skënderbeu mbrojti vokacionin perëndimor të kombit shqiptar. Ardhja e armëve të Skënderbeut në këtë 100-vjetor të pavarësisë është dekorata më e bukur e këtij 100-vjetori për të gjithë shqiptarët”, theksoi kryeministri Berisha.

Armët e Skënderbeut, përkrenarja dhe dy shpatat, shpata e luftës dhe ajo ceremoniale, po shfaqen për herë të parë në Muzeun Kombetar, madje ato për hërë të parë po dalin jashtë muzeut të Vjenës, i cili i disponon armët prej më shume se 200 vjetesh, pasi ato ishin koleksionuar per 300 vjet te tjera nga anetare te familjes perandorake austro-hungareze.

Zevendeskancelari dhe ministri i Jashtem austriak, Michael Shpindeleger, i cili eshte ne Tirane per te rikonfirmuar mbeshtetjen e hershme te Austrise per Shqiperine, i njohu kryeministrit Berisha meriten kryesore per vendimin e autoriteteve austriake per te sjelle ne Tirane armet e Skenderbeut.

Ekspozimi i armeve te heroit kombetar ne 100-vjetorin e pavaresise, me ndihmen e qeverise austriake, ishte rasti me i mire qe kryeministri Berisha te shprehte mirenjohjen e shqiptareve per Austrine, qe me perkrahjen e pakufizuar, inkurajoi Ismail Qemalin të shpallte pavaresine e Shqiperise me 28 nentor 1912.

“Qeveria e Madhërisë së Tij do t’i krijonte Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit, në atë udhëtim profetik, të gjitha kushtet për të zbarkuar në Durrës dhe për të vazhduar rrugën për të shpallur pavarësinë në Vlorë”, theksoi kryeministri.

Kryeministri Berisha ishte i pari nga shqiptaret qe firmosi librin e pershtypjeve per armet e Gjergj Kastriot Skenderbeut, te ekspozuara ne pavionin e mesjetes. Perkrenarja, qe peshon 3 kg, ku eshte shkruar latinisht me shkurtime, "Jezusi i Nazaretit bekon Princin e Matit, Mbret i Shqiperise, Tmerr i Osmaneve, Mbret i Epirit dhe dy shpatat, ajo e luftes me doreze druri, e gjate 88.5 cm, me peshe 1 300 grame, si dhe shpata ceremoniale, me doreze lekure, e gjate 121 cm, e zbukuruar ne ar dhe me peshe 3 kg e 200 grame, do te qendrojne te ekspozuara per 45 dite ne Muzeun Kombetar.

Qe nga dita e premte, çdokush mund te shohe nga afer armet e Gjergj Kastriot Skenderbeut, heroit kombetar qe per shqiptaret simbolizon lirine dhe bashkimin e Shqiperise me Europen.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama