Regjistroni domainin tuaj .al

Gazsjellesi TAP hap dy mije vende pune ne Shqiperi

Shkruar nga:  
Postuar më: 2 vite më parë

Gazsjellesi TAP hap dy mije vende pune ne Shqiperi
Gazsjellesi TAP hap dy mije vende pune ne Shqiperi

Projekti TAP ka një rëndësi të madhe për Shqipërinë me ndikim të drejtpërdrejtë në nivelin e jetesës. Kështu ka deklaruar kryeministri Sali Berisha dhe ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi në konferencën për zhvillimin e tregut të gazit. Llogaritet se zhvillimi i këtij projekti do të krijojë 2 mijë vende të reja pune për Shqipërinë.

Berisha

Për Shqipërinë tha kryeministri Berisha, TAP përbën kryeprojektin e saj në procesin e një industrializimi dhe projekti më strategjik për Europën dhe më me perspektivë në fillimet e këtij shekulli. Ai ka garantuar se do të bëjë gjithçka për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga ky projekt, për një partneritet luajal. “Është pa mëdyshje projekti më vizibël çka u bën nder të veçantë atyre që kanë vite që punojnë me përkushtim në këtë projekt. Është projekti më strategjik për Europën se diversifikon burimet energjetike të saj sikundër lidh më ngushtë në korridore energjetike rajone të saj, Turkmenistanin dhe zona të tjera. Për Shqipërinë TAP përbën kryeprojektin e saj në procesin e një industrializimi. Ne po bëjmë gjithçka për të përmbushur çdo detyrim që rrjedh ndaj konsorciumit dhe për partneritet luajal e serioz në këtë projekt të madh,” tha Berisha.

Përfitimi

Ndërkohë më tej vlerësoi partnerët e Shqipërisë në këtë projekt për gatishmërinë që kanë shprehur për të ndihmuar vendin tonë në masterplanin e gazifikimit.“I rëndësishëm është që qytetarët shqiptarë të përfitojnë në maksimum në nivelin e jetesës së tyre nga përdorimi i gazit në katër skajet e vendit. Shqipëria është në rrugën e transformimit të një superfuqie energjetike në rajon,”  shtoi kryeministri.

Punësimi

Gjatë fjalës së tij në konferencën për zhvillimit e tregut të gazit në Shqipëri, përfaqësuesi i TAP-it theksoi se ky projekt përfaqëson një mundësi të madhe për Shqipërinë, për investimet e huaja, rritjen e punësimit apo zhvillimin rural të vendit. Përfaqësuesi i TAP bëri të ditur se disa nga seksionet e gazsjellësit do të ndërtohen në zona të largëta të vendit dhe si rezultat do të ndërtohen edhe rrugët që të çojnë në këto zona. Sipas tij, “gazsjellësi TAP do të sjellë gaz nga Azerbajxhani në Europë, duke kaluar në Shqipëri. 200 km do të jetë në Shqipëri dhe 60 km në seksionin shqiptar të detit Adriatik. Kjo është vetëm një pjesë e një rruge të gjatë dhe të komplikuar. Ky projekt kap vlerën e 45 miliardë dollarëve amerikanë dhe përfshin disa shtete dhe 10 kompani.”

Nisja e projektit

“Plani është që vendimi të merret vitin tjetër në tremujorin e dytë. Vendosja e makinerive në terren dhe ndërtimi nis në vitin 2014. Ne na duhen tre vjet për ta përfunduar ndërtimin dhe aksionerët e fushës së gazit po na kërkojnë të jemi gati”, tha dje në media drejtori i Përgjithshëm i Gazjsellësit Transadriatik, Kjetil Tungland.
Gjurma e gazsjellësit nis në Komotini të Greqisë, vazhdon në Shqipëri dhe përfundon në Itali. Projekti zotërohet nga tre kompani zvicerania ‘AKSPO’ norvegjezja ’Shtatoil’ dhe gjermania ‘Rurgas’, të treja me një kapital tregu prej 100 miliardë euro. Shpejt pritet që projektit ti bashkohet dhe gjiganti tjetër ‘British Petroleum’, i cili ka njoftuar se po planifikon të blejë një pjese të ndjeshme aksionesh.

Berisha

Berisha u shpreh i vendosur të bashkëpunojë për zgjerimin e hapësirave të tregut në veri të Ballkanit e më gjerë për këtë projekt si edhe të vërë në dispozicion depot e gazit. Në këtë kontekst kryeministri theksoi se gazi ka një rëndësi parësore për vendin, ai përmendi edhe masat e marra nga qeveria për përmirësimin e klimës së biznesit çka e ka bërë atë një vend të lakmueshëm për tërheqjen e investimeve të huaja. “Në të vërtetë tregu i gazit në Shqipëri do ketë një partner shumë të rëndësishëm. Shqipëria përveç ambicies për t’u shndërruar në superfuqi energjetike rajone disponon pellgjet botërore të kromit, nikelit, hekur, hekur-nikelit, bakrit, të cilat në vitet që vijnë do njohin në Shqipëri të gjitha proceset e përpunimit”.

Sequi

Ambasadori i BE-së Ettore Sequi tha se KE do të bëjë çfarë është e mundur që kjo projekti TAP të realizohet në Shqipëri. Ai u bëri apel përfaqësuesve të TAP, pjesëmarrës në konferencë, që të shfrytëzojnë tregun shqiptar që ka nevojë për gaz, por njëkohësisht të investojnë. “Me gazsjellësin e Kaukazit verior që do sjellë gaz në Shqipëri ne presim që tregtarët komercialë të sjellin atë që kanë premtuar. Gjithë Korridori të jetë fleksibël dhe të rrisë tregun në gjithë vendin ku kalon. Korridori nuk duhet të ndalojë, por duhet të vijojë me rritjen e kërkesës. Është kredit për Shqipërinë që ky investim të vijë në këtë vend. Shqipëria duhet të jetë më shumë se një vend pritës, pjesëmarrës në zhvillimin e Europës.”

Haxhinasto

Ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto theksoi se gazifikimi nxit zhvillimin ekonomik të vendit, ndërsa projekti TAP ka një ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi. Ai tha se Shqipëria ka një kërkesë në rritje nga tregu i energjisë, ashtu sikundër vendet e rajonit.

“Shqipëria do vazhdojë të ketë një kërkesë për rritje nga tregu rajonal i energjisë. Nga ana tjetër dhe shumë vende të tjera të rajonit do vazhdojnë të plotësojnë balancën për energji elektrike. Vihet re një nevojë për energji nga rajoni”. Sipas Haxhinastos, Shqipëria ofron një treg të mundshëm për gazin natyror, por me perspektivë të madhe në rritje.

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi