Samsung ironizon iPhone 5

Samsung ironizon iPhone 5
Apple dhe Samsung prej muajsh janë në “luftë” me njëra-tjetrën, me vendime gjykate herë në favor të njërës palë, herë në favor të tjetrës. Por në internet dhe në mediat e ndryshme, me hedhjen në treg të iPhone 5 nga ana e Apple është ndezur “beteja” publicitare. Dy kompanitë, janë përleshur shpesh në fushën e marketingut duke ironizuar produktet kundërshtare. Pas daljes së krijesës së fundit të “Mollës”, kompania koreano-jugore ka nxituar të sulmojë atë, duke e nënvlerësuar. Me titullin “Nuk duhet një gjeni”, (It Doesn’t take a Genius) për të kuptuar avantazhet e Galaxy SIII ndaj iPhone 5.

E sikur të mos mjaftonte kjo, në mes të tyre është përfshirë edhe Nokia me produktin e ri Lumia 920, të hedhur në treg në ditët e para të shtatorit. Por për të kuptuar peshën aktuale në tregun e smartphone-ve të kompanisë finlandeze, dikur liderja absolute në tregun e telefonave, mjafton të lexosh komentin e një të apasionuari që thotë: një sfidant i peshës pupël, kundër kampionëve të peshave të rënda.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama