Regjistroni domainin tuaj .al

'Plan per mirembajtjen e Fushes se Aviacionit'

Shkruar nga:  
Postuar më: 2 vite më parë

'Plan per mirembajtjen e Fushes se Aviacionit'
'Plan per mirembajtjen e Fushes se Aviacionit'

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, tha se firma që ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme në Fushën e ish-Aviacionit, do të largohet nga territori që ka zënë.  "Fusha e Aviacionit është investuar sipas një projekti të hartuar nga Instituti i Urbanistikës kur kam qenë ministër i Transportit. Për fat të keq, pas investimit, nuk është bërë asgjë për ta mirëmbajtur dhe ka degraduar në pjesë të mëdha të saj”, tha Basha.

Ai sqaroi se Bashkia e Tiranës ka gjashtë muaj që i është përkushtuar projektit për një zgjidhje, madje dhe javën e kaluar ka nënshkruar një marrëveshje me një numër partnerësh të sektorit privat për mirëmbajtjen e Fushës së Aviacionit.

"Çdo përpjekje për të cenuar në mënyrë të padrejtë projektin fillestar, jo vetëm nuk ka aprovimin tonë, por do të ndeshet në masa ligjore nga ana jonë. Ndërkohë që së shpejti, bashkë me sektorin privat, jo vetëm do të rikuperojmë ato karakteristika fillestare të projektit, por do i zgjerojnë më tej ato, duke shtuar gjelbërimin dhe hapësirat publike. Firma ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme dhe do të largohet nga territori që ka zënë", deklaroi Basha.

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi