Regjistroni domainin tuaj .al

'Badische Zeitung'/ 'Berliner Zeitung': Kosova – nje vend pa asnje shprese

Shkruar nga:  
Postuar më: 2 vite mĂ« parĂ«

'Badische Zeitung'/ 'Berliner Zeitung': Kosova – nje vend pa asnje shprese
'Badische Zeitung'/ 'Berliner Zeitung': Kosova – nje vend pa asnje shprese

Katër vjet pas pavarësisë, Kosova është e shtrirë për toke

“Tani edhe unë kam shtet!”, shkruante në fanellat e të rinjve, të cilët duke iu rënë borive marshonin nëpër Prishtinë. Kur Kosova u bë e pavarur në shkurt 2008 entuziazmi nuk kishte fund. Të hënën bashkësia ndërkombëtare e tërhoqi nga Prishtina “përfaqësuesin civil” Pieter Feith. Tani e tutje sipas të drejtës ndërkombëtare kosovarët janë vetë dhe plotësisht përgjegjës për fatin e tyre.

Por atyre nuk po u festohet. Ekonomia e vendit është ende e shkatërruar; të papunë janë 47 për qind. Edhe nëse hiqet ekonomia e zezë, prapë ky është një rekord në Europë. Të ardhurat për kokë banori janë pak më shumë se 2000 euro ne vit – në Bosnjë, një vend i pasluftës, sidoqoftë këto te ardhura janë dyfish më të larta, në fqinjësi, në Shqipëri e Maqedoni, tri herë më të larta. Pak gjëra prodhohen. Industria, e cila merret pothuaj vetëm me përpunimin e artikujve ushqimorë, furnizon vetëm tregun e dobët të brendshëm dhe ia ka frikën konkurrencës së huaj. Jetëgjatësia, cilësia e jetesës – pa marrë parasysh se çfarë vlere merret, Kosova është vrima e fundit e kavallit.

Së shpejti shumëçka mund të bëhet edhe më keq. Për çdo vit në tregun e punës vërshojnë deri në 35’000 të rinj. Çdo i njëzeti ka shkollim të lartë. Të rinjtë e frustruar thonë se arsimimi nuk ndihmon asgjë; 73 për qind e të rinjve janë të papunë: 39 për qind e tyre si “kualifikimin” më të rëndësishëm për një vend pune i përmendin lidhjet familjare, 18 për qind ryshfetin.

Fajtorë për këtë mjerim në radhë të parë është po ai shtet, të cilin kosovarët aq shumë e kanë dëshiruar. Në një anketë me 600 ndërmarrës mbi pengesat më të mëdha për investime shumica përmendën konkurrencën e padrejtë, vjedhjet, kaosin, korrupsionin, mafien, shkeljen e vazhdueshme të kontratave – të gjitha këto janë flakaresha për politikën, administratën, policinë dhe drejtësinë. Në të vërtetë në kryeqytetin e vendit, në Prishtinë, ndërtohet me nxitim. “Por pas çdo projekti ndërtimor qëndron një politikan, i cili dëshiron t’i investojë paratë e korrupsionit”, thotë një njohës i këtij sektori. Rrjedhimisht heronjtë e pavarësisë urrehen. Derisa në vitin 2008 nja 72 për qind i besonin kryeministrit të tyre, Hashim Thaçit, sot janë vetëm 24 për qind. Katër prej pesë kosovarëve janë të pakënaqur me zhvillimin politik dhe ekonomik.

Të kënaqur me qeverinë janë ambasadorët e pesë Fuqive të Mëdha vendimtare: Thaçi dhe ministrat e tij kryesisht i plotësojnë dëshirat e tyre. Opozita antiperëndimore nuk vërehet. Lëvizja nacionaliste Vetëvendosje! po numëron në vend, islamistët e paktë kanë vështirësi të gjejnë përkrahje.

Qeveria në Prishtinë angazhohet para së gjithash në integrimin e Kosovës veriore dhe mundësinë e udhëtimit për kosovarët në Europë. 13 vjet pas luftës katër komunat e dominuara nga serbët në veri të lumit Ibër ende vetëm formalisht janë pjesë e republikës tani të pavarur. Ndonëse ushtarët e NATO-s vjeshtën e kaluar imponuan kontrolle kufitare mes Serbisë dhe Kosovës veriore, ende atje zhvillohet një qarkullim i lirë i mallrave dhe personave nëpër rrugë të pakontrolluara. Nëse është për t’i besuar qeverisë së Kosovës gjendja e paqartë në veri është burim kryesor për kontrabandë dhe krim të organizuar. Një trupë gjermano-austriake po përgatitet që nga tetori t’i mbyllë edhe pikëkalimet e vogla.

Para së gjithash Berlini angazhohet për biseda politike, të cilat do duhej t’i jepnin fund konfliktit mes Beogradit dhe Prishtinës mbi pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës. Kosovarët mund të udhëtojnë pa viza vetëm në Shqipëri dhe Maqedoni. Qeveria shpreson se shtetet e Schengenit do të heqin vizat. Por pesë shtete të BE-së nuk e kanë pranuar ende Kosovën dhe Suedia e Danimarka frikësohen se mund të përballen me një valë emigrimi.

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi