Regjistroni domainin tuaj .al

Pervjetori i Azem Hajdarit, Majko: Drejtesia s’ka guxim te veproje

Shkruar nga:  
Postuar më: 2 vite mĂ« parĂ«

Pervjetori i Azem Hajdarit, Majko: Drejtesia s’ka guxim te veproje
Pervjetori i Azem Hajdarit, Majko: Drejtesia s’ka guxim te veproje

Deputeti socialist, Pandeli Majko ka kujtuar sot përvjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit dhe njëkohësisht ka akuzuar drejtësinë shqiptare, e cila s'ka bërë asgjë për të dënuar krimin.  Majko i ka bërë deklaratat e tij në rrjetin social, Facebook, ku e ka quajtur Azem Hajdarin si një kundërshtar politikë dhe po ashtu edhe një mik.

“Sot është përvjetori i vrasjes së Azem Hajdarit. Ishim kundërshtarë politikë dhe po ashtu edhe miq. La pas një djalë të pa lindur që sot mban emrin e tij. 12 shtatori është një reflektim për të kujtuar “armiqtë miq” që humb gjatë rrugës së jetës të mbushur me moralistë, shokë, njerëz të mirë, karaktere prostitutash dhe qen pekimez!”, u shpreh Majko.

Ai thënë se “më ka marrë malli ta pi një kafe me “kokëderrin” Azem! Të “zihemi” sërish…Dhe të qeshim me kohën dhe kalimtarët e saj”.

Deputeti i PS-së, s’la pa përmendur edhe vrasjen e gjykatësit Konomi, ku tha se një mafie tokash nuk ka dyshim se qëndron pas këtij krimi makabër dhe drejtësia shqiptare ka heshtur.

 “Dje ishim në Vlorë, ishim së bashku me kolegë socialistë në shtëpinë e gjykatësit Konomi në një tjetër përvjetor vrasjeje. Ai u hodh në erë në mes të qytetit. Një mafie tokash nuk ka dyshim se qëndron pas këtij krimi makabër. Ironia, sipas shpjegimeve të familjarëve, ishte se ende drejtësia shqiptare nuk ka guxim as të zbardhi vendimet gjyqësore për pronat e ligjshme të fituara me vendim gjykate. Heshtja e drejtësisë nuk është lajm në Shqipëri!”, deklaroi Majko.

Ai ka shtuar se, Azemi po të ishte gjallë, sigurisht do të thoshte, “Mos u mërzit!” 

Majko e ka mbyllur fjalën e tij duke thënë se, nga dhjetori i 1990-ës, kujtimi i Azem Hajdarit dhe Arben Brocit mbetën stacionet e pandryshuar të kësaj jete për të mos harruar kohën dhe ecjen e saj.

Ceremoni në nder të 14-vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit

Sot shënohet 14-vjetori i vrasjes së ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari.

Partia Demokratike ka organizuar sot ceremoni përkujtimore në kujtim të liderit të Lëvizjes së Dhjetorit.  Gjithashtu pritet që kryeministri Berisha, kryeparlamentarja Topalli dhe përfaqësues të së djathtës të zhvillojnë edhe homazhe në bustin e ngritur për nder të "Pishtarit të demokracisë", Azem Hajdari, pranë selisë së Partisë Demokratike.  Azem Hajdari u qëllua për vdekje pranë selisë blu, ndërsa nga të shtënat mbeti i vrarë edhe truproja e tij Besim Cerja. Si një prej figurave më të njohura të Partisë Demokratike, atij iu dha urdhri i lartë "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", pas vdekjes.

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi