Regjistroni domainin tuaj .al

Kurse verore për muzikantët e rinj

Shkruar nga:  
Postuar më: 8 vite mĂ« parĂ«

Kurse verore për muzikantët e rinj
Kurse verore për muzikantët e rinj

Edhe këtë vit në ambjentet e Akademisë së Arteve zhvillohet "Tirana Music festival", i cili këtë vit është në edicionin e tij të dytë. Është sërish Akademia Muzikore e Umbrias me president Piero Vincentin (drejtor artistik i festivalit) në bashkëpunim me AA, që u jep një tjetër mundësi instrumentistëve të rinj shqiptarë. Profesorë të Akademisë së Umbrias, me një karrierë ndërkombëtare, si nga ana solistike dhe pedagogjike do japin leksione, do të dëgjojnë të rinjtë dhe do të përzgjedhin më të mirët.

Studentët kanë mundësi të zhvillojnë kurse në piano, violinë, violë, kanto lirike, kitarë, klarinetë dhe laborator orkestral me profesorët Lucia Passaglia në piano, Eddy Perpich në violinë dhe violë, Enzo Tei në kanto, Claudo Piastra në Kitarrë, Pierro Vincenti në klarinetë dhe Marco Pontini për laboratorin orkestral. Sipas drejtores organizative të festivalit, Marsida Koni, në masterclaset që do të zhvillohen mund të marrin pjesë nxënës, studentë, të diplomuar, pra çdo muzikant, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova e Maqedonia. Çdo gjë është falas për muzikantët e rinj shqiptarë. Në fund të kurseve, të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me diploma. Ndërsa për më të mirët, ashtu si edhe një vit më parë ofrohen bursa studimi, pranë Akademisë së Umbrias. Këtë herë bëhet fjalë për vitin akademik 2007-2008. Në edicionin e shkuar, edhe pse viti i parë i organizimit njohu një pjesëmarrje të gjerë.
 
Morën pjesë plot 150 studentë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Italia. U ndanë 10 bursa studimi për më të mirët, të cilët në fund të korrikut do të shkojnë për masterclase në Assisi në Festivalin Ndërkombëtar "Umbria-Estate". Sa i takon koncerteve, do të jenë vetë pedagogët që do të interpretojnë në "Grand Gala dei docenti" si dhe orkestra e Tirana Music Festival, e përbërënga studentët pjesëmarrës. Festivali mbështetet nga Ministria e Jashtme Italiane, Ambasada dhe Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, Ministria e Kulturës, (MTKRS), Konferenca e Rektorëve, "Belleair", Regione Umbria, Provinca dhe Bashkia e Perugias, etj. Ky festival është binjakëzuar edhe me aktivitete të tjera ndërkombëtare, si "Suonarte Masterclasses", "Salsomaggiore Masterclasses" dhe "Umbria Estate".

Alma Mile - Gazeta Shekulli

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi