Vizat per ne Angli tanipagesat vetem on-line

Vizat per ne Angli, tanipagesat vetem on-line
Ndryshon procesi për aplikimin e një vize drejt Britanisë së madhe. Duke filluar nga 11 qershori 2012, pagesa e aplikimit për vizë britanike që bëhet në Shqipëri duhet të bëhet vetëm on-line (me internet, me kartë krediti/debiti) në monedhën euro, përpara se aplikanti të vijë për të dorëzuar dokumentet e aplikimit në ambasadë. Nuk do të jetë më e mundur që të bëhet pagesë me lekë në dorë për vizë në ambasadë.

Ky ndryshim është pjesë e procesit në mbarë botën për të arritur që çdo aplikant të aplikojë dhe paguajë tarifën e vizës me internet brenda 2013-2014. Si fillim pagesa on-line mund të bëhet vetëm në euro me anë të një karte krediti ose debiti të tipit Visa ose Mastercard. Pasi programi i ndryshimit të përfundojë në të gjithë botën, klientëve do t'u jepet mundësia të zgjedhin midis disa lloje valutash dhe të përdorin metoda të tjera pagese.

Deri atëherë, ata që s'kanë kartë Visa ose Mastercard, mund të blejnë një kartë pre-paid (të parapaguar). Alikantët që synojnë të udhëtojnë me vizë pune ose studenti, mund t'i kërkojnë agjencisë së tyre të udhëtimit ta bëjë pagesën e aplikimit të tyre për vizë kur ata prenotojnë fluturimin ose akomodimin.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama