Tragjedia e Himares Policia Shkak shpejtesia

Tragjedia e Himares, Policia: Shkak shpejtesia
Nuk ka pasur dëmtim të sistemit të drejtimit apo frenimit por shkak ka qenë shpejtësia. Ky është konkluzioni i nxjerr nga Policia e Shtetit për aksidentin tragjik në Himarë, ku humbën jetën 14 persona. Sipas policisë autobusi ka hyrë me shpejtësi në kthesë dhe se ka çarë gomën e krahut të majtë gjatë fërkimit me bordurën mbrojtëse të rrugës. Në bazë të konluzioneve të policisë, autobusi ka qenë duke lëvizur me një prejtësi 40 km/h në një kohë kur në atë segment lejohet një shpejtësi deri në 20 km/h. Nga ana tjetër thuhet se sinjalistika dhe gjendja e rrugës ka qenë e mirë.

“Nga hetimet rezulton se nuk ka dëmtim të sistemit të drejtimit të automjetit. Gomat ishin të rregullta. Goma e majtë është çarë nga përplasja. Rezulton se në momentin e frenimit, sistemi ka funksionuar, por nuk ka qenë i suksesshëm. Shpejtësia ka qenë më e madhe se ajo e lejuar. Shkaku kryesor i aksidentit ka qenë mosrespektimi i shpejtësisë. Mjeti nuk është komanduar në kthesë, për pasojë ka dalë nga rruga”, tha zëdhësja e Policisë së Shtetit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama