Meritoj noten 10 shpejt mund Mesin

'Meritoj noten 10, shpejt mund Mesin'
Kristiano Ronaldo e konsideron perfekte në aspektin individual paraqitjen te Reali i Madridit këtë sezon. Madje vetes i vë notën maksimale, edhe pse “galaktikët” nuk arritën që të fitojnë Ligën e Kampioneve. Dhe kjo gjë e mërzit pak, por ai ka bindjen se gjërat do të ndryshojnë shumë shpejt. Portugezi jep mendimin edhe për Kampionatin Evropian që do të luhet në Poloni dhe Ukrainë, ndërsa beson se Spanja është e favorizuar. Sa i përket duelit me Mesin, ai beson se do ta fitojë duelin dhe se do të jetë më i mirë se argjentinasi.

Ju keni mbaruar sezonin e tretë te Reali, keni shënuar 60 gola dhe fituat kampionatin. Çfarë note do t’i vinit vetes?

Do t’i vendosja vetes notën 10 sa i përket nivelit individual dhe 9 sa i përket paraqitjes së grupit, sepse të gjithë dëshironim që të fitonim trofe të tjerë, si Ligën e Kampioneve, por që nuk ia arritëm. Dështuat në Champions.

Çfarë bëri gabim Reali që nuk shkoi në finale?

Humbëm penalltitë, unë, Kaka dhe Ramosi. Nuk mund të shkohet në një finale Champions-i duke humbur kaq shumë penallti. Mendoj se në pjesën e parë luajtëm mirë, ndërsa në të dytën jo. S’dua të nxjerr justifikime, por në 45 minutat e dyta ishim pak të lodhur. Por Bajerni i Mynihut, edhe pse humbi finalen, është një ekip i madh, me trajner të madh dhe e meritoi të ishte aty.

Mendoni se i dhatë fund ciklit të Barcelonës?

Unë mendoj kështu, pasi ne e fituam kampionin me 9 pikë diferencë nga Barcelona. Por, nuk e di se sa vite do të zgjasë kjo dhe ata janë një ekip i madh, ashtu si edhe ne. Ndoshta ne jemi të aftë të fitojmë trofe për disa vite të tjera, ashtu siç bënë ata.

Si ju është dukur puna e Guardiolës?

Ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme, është trajner i madh. I uroj sa më shumë suksese në karrierën e tij.

Jeni i mërzitur që pas suksesit në kampionat, nuk fituat Champions-in e dhjetë?

Ishim shuam afër këtë vit, por të tregohemi të qetë. Champions-i i dhjetë do të vijë pas një ose dy vitesh. E dimë se çdokush është i përqendruar për të fituar këtë trofe, por mund të triumfojmë, duke qenë të kujdesshëm e të qetë. Ka shumë zëra për të ardhmen tuaj.

Keni edhe tri vite në kontratë, por është spekuluar se mund të ikni në fund të sezonit tjetër…

Unë jam i lumtur në Madridi, e dua këtë qytet, këtë shtet, fansat, ekipin, por të ardhmes asnjëherë nuk i dihet se si do të jetë.

Murinjo tha se ju këtë vit meritonit të fitonit “Topin e Artë”. Çfarë mendoni?

Nuk jam juria që të vendos nëse e meritoj apo jo, pro mendoj se kam bërë një sezon fantastik. Fitova kampionatin më të komplikuar në botë. Jam dakord me fjalët e Murinjos, por ajo që dua tani, është të bëj një paraqitje të suksesshme në Kampionatin Evropian. Kjo do më ndihmojë të fitoj “Topin e Artë”.

A është “Topi i Artë” një çështje mes jush dhe Mesit, apo i shkon kandidatit që bën paraqitjen më të mirë në botë?

S’është një duel mes meje dhe Mesit, por kjo ndodh ndërmjet shumë lojtarëve dhe ekipeve. Çdokush do që të fitojë. Njerëzit gjithmonë na krahasojnë, por ne nuk mund të krahasohemi, ashtu siç nuk krahasohet një Ferrari, Porshe, ose Mercedez.

Sa do të eci Portugalia në “EURO 2012″?

Kemi grupin më të vështirë, por për asnjë ekip s’do jetë e lehtë. Luajmë kundër Holandës, finalistes së Kupës së Botës dhe vendit të tretë të këtij kompeticioni, Gjermanisë. Spanja ka mundësi të fitojë këtë trofe, më pas Gjermania, Holanda dhe Italia. Pastaj vijmë ne, por kemi më pak mundësi.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama