Wall Street Journal Turqia te hyje ne eurozone jashte Greqia

Wall Street Journal: Turqia te hyje ne eurozone, jashte Greqia
“Hyrja e Turqisë në eurozonë, do ta ringjallte euron”, pohohej në një artikull të Wall Street Journal, i publikuar ditën e sotme. Sipas artikullit në fjalë, i bazuar në reportazhin e Market Watch, Greqia sido që të jetë, në një kohë shumë të shkurtër do detyrohet të lerë eurozonën, duke vijuar kështu në referimet e pafundme të kohëve të fundit nga zyrtarë të lartë të Europës, ose thënë ndryshe “Grexit”. Kështu, artikullshkruesi jo vetëm që vërteton daljen e Greqisë nga eurozona, por ai avancon dhe më tej duke propozuar dhe vendin i cili mund të zëvendësoj Greqinë.

“Jashtë Greqia, brenda Turqia”.

Në artikullin në fjalë, Kim Chtzelmgkarnt, propozon hyrjen e Turqisë në eurozonë, në rast se Greqia duhet të braktisë monedhën e përbashkët evropiane, duke shtuar se: “Të paktën në letra… duket një ide joshëse”. Siç shkruhet ndër të tjerash në artikull, Europës, i duhet zhvillim dhe jo reduktim i ekonomisë.

“Megjithatë, të gjithë e dimë se Greqia, se Greqia nuk ia çon mirë me faktorin zhvillim, në kundërshtim me Turqinë, e cila disponon depozita e kapitale të pashtershme…”, komenton ai në artikull. Duke vazhduar më tej: “Turqia, vitin e shkuar mbylli vitin me një zhvillim të madh duke kapur shifrën prej 8,5% dhe vitin që po vijojmë ajo paraqet rritje pozitive”.

Edhe pse Kim Chtzelmgkarnt, paraqet Turqinë si një super-shtete në botën e myslimanit, gjë e cila tremb popujt ksenofobik të Gjermanisë dhe Francës, ai pretendon se ndoshta ka ardhur momenti që të dy këto shtet të rishikojnë mendimet e tyre. Pengesa më e madhe për këtë çështje paraqitet nga Franca. /E.L/

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama