“Po kështu ishte i pajisur dhe me mbrojtësen anësore metalike standarde, ndriçues fosforeshent anësor përgjatë gjithë kthesës në të dy anët e rrugës, asfalti ishte i thatë, i pastër dhe pa mbetje”, deklaroi në një konferencë për shtyp Vullnet topalli.
Duke folur për hetimet e kryera në vendin ku ndodhi aksidenti, Topalli bëri me dije se “rezulton se drejtuesi i mjetit, shtetasi Pëllumb Çela ishte i pajisur me lejen e drejtimit përkatëse, të klasit DE, që në vitin 1999 dhe kjo leje drejtimi ishte rinovuar deri në vitin 2014”. Ndërkohë, drejtuesi i parë i Policisë Rrugore tha se “automjeti me targë El 22 72B ka rezultuar të ketë kryer kontrollin e fundit teknik me datë 26.04.2012”. Topalli tha se grupi hetimor vazhdon të hetojë këtë ngjarje tragjike me pyetjen e dëshmitarëve të dëmtuar nga ky aksident, si dhe veprime të tjera hetimore për zbardhjen e aksidentit.











