Bie ne humnere autobusi me 40 nxenes
- Botuar: 15 vite më parë
- Shkruar nga:
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur aksin Himarë-Sarandë, ku një autobus me rreth 40 nxënës në bord ka rënë në humnerë.
Sipas informacioneve paraprake, autobusi ka rënë në një humnerë 100 metra të thellë. Sipas policisë dyshohet se 8 nxënës kanë humbur jetën dhe të tjerë janë plagosur.
Drejt vendit të ngjarjes, në zonën e quajtur Qafa e Vishës, janë nisur forca të shumta policore, autoambulanca dhe helikopterë.
Mësohet se autobusi i rrëzuar është me targë Elbasani. Banorë të zonës deklarojnë se ka disa persona të vdekur dhe të tjerë të plagosur.
Një autobus me rreth 50 nxënës të shkollave të mesme që vinte nga Elbasani për në Himarë ka rënë nga rreth 100 metra lartësi në vendin e quajtur Qafa e Vishës. Ende nuk dihet për numrin e saktë të viktimave, ndërsa mësohet se janë nxjerrë rreth 15 të plagosur nga Policia e Himarës.
Policia e Vlorës, drejtori i Qarkut dhe prefekti i Vlorës janë nisur në vendngjarjes, ndërsa ky i frundit ka bërë apel që të evitohet qarkullimi në këtë zonë që të mos pengohen shërbimet dhe forcat policore në vendngjarje.
Ende nuk dihet zyrtarisht mosha e nxënësve që ndodheshin në autobus, ndërkaq nga Tiranë janë nisur nisur forcat speciale të RENEA-s dhe janë dërguar helikopterë të ministrisë së Brendshme, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ministrisë së Shëndetësisë për t’u vajtur në ndihmë personave të dëmtuar.