“Parada e Çelsit u anulua pasi Xhon Terri desh t’i zinte vendin shoferit të autobusit” dhe “Drejtuesit e Uimbëlldon kanë lajmëruar zyrtarisht se nuk do të lejojnë Xhon Terrin të ngrejë kupën nëse Endi Marrei fiton turneun”, ishin dy nga batutat që kanë qarkulluar më shumë në internet gjatë ditës së fundit. Në të njëjtën kohë, në internet është shfaqur “albumi i kujtimeve” i kapitenit të Çelsit, ku ai merr pjesë në ngjarje historike. Nga zbritja në hënë, te dasma mbretërore, Xhon Terri është kudo protagonist.