Muri i madh kinez 2400 km dhe 3000 vjet histori

Muri i madh kinez, 2400 km dhe 3000 vjet histori

Muri i madh, kështu quhet muri kinez, një ndërtim i hershëm që mbështillet nga legjenda. Muri filloi të ndërtohej për të mbrojtur kufijtë veriorë të Kinës, në shekullin e tretë para Krishtit. Muri i ndërtuar në mënyrë unikale me gurë dhe materiale rrethanore, sipas zonave ku kalonte, vijoi të ndërtohej për shekuj me radhë, deri në shekujt e pesëmbëdhjetë e të gjashtëmbëdhjetë. Por ndërkohë strukturat antike rezultonin të zhdukura, për shkak të kohës së gjatë që kishte kaluar që nga ndëtimi i tyre. Disa rrënoja të pjesëve nga më të hershmet të murit të madh, janë gjetur në rajonet afër detit të Verdhë, në lindje të provincës Gansu. Sot pjesa më e vizitueshme e murit kinez është ajo që ndodhet afër Pekinit, në një rajon që quhet Ju-jong-guang dhe po ashtu pjesët lindore e perëndimore të skajeve të murit.

Kjo pjesë e murit, që vizitohet në afërsi të Pekinit, është restauruar në shëkullin e njëzetë. I ndëtuar gjatë kohës së dinastisë Min, në shekullin e pesëmbëdhjetë dhe të gjashtëmbëdhjetë, muri i madh është afërsisht 1500 milje, ose 2400 kilometra i gjatë, në kufirin verior kinez. Shihuangdi, perandori i parë i Kinës (221-210) para erës sonë, ndërtoi fortifikime të tjera, që u njohën gjithashtu si muri madh. Pak gjurmë që kanë mbetur nga këto fortifikime që u bënë, ruhen ende sot.

Muri i madh është padyshim monumenti më i njohur i Kinës, përveçse një simbol nacional i saj, në kuptimin që shumë njerëz aspirojë të jenë po aq të fortë dhe me po ato cilësi që ka muri.

Muri është e vetmja gjurmë konstruksioni e planetit që mund të shquhet nga astronautët në largësi të mëdha nga toka. Ata e kanë konfirmuar këtë edhe me fotot e bëra. Kështjellat lidhëse dhe e gjithë masa e kontruksionit që vijon pandalshëm, krijojnë zinxhirin më domethënës të fortifikimeve njerëzore bërë ndonjëherë.

Muri i Çin Shihuangdisë

Një këngë e vjetër thotë “ I hodha ujë kalit tim dhe kockat iu ftohën/ Shkova të pyes mbikqyrësin: Jemi burra që kemi ardhur të ndërtojmë/, vallë do kthehemi ndonjëherë nga u nisëm, / apo do na mbani këtu përgjithmonë?/ Një burrë nuk është bërë për të vdekur rrëzë një muri që ndërton, / por për të vdekur në betejë..”. Këto lloje këngësh këndoheshin nga ata mijëra burra që lanë jetët e tye duke ndërtuar monumentin më të madh të planetit, duke u bërë pa dashje kurbanë të këtij ndërtimi unikal.

Muri i Shihuangdisë u ndërtua afër zonave të banuara në kufijtë më të rëndësihëm për t’u mbrojtur në Kinën e lashtë. Ai daton rreth 3000 vjet më parë. Për të u përdorën metoda të lashta ndërtimi, shtresa të rrahura mirë të baltës, të kombinuara me gurë, lidheshin dhe krijonin një mur të fortë dhe rezistent, sepse më parë ai merrte formë në një skelet druri, derisa ngurtësohej dhe lidhej. Gjatë kohës së luftërave (403-221 para erës së re), përpara se Kina të unifikohej, shtetet feudale luftonin për të pasur kontrollin mbi rajonet më të lakmuara. Shtetet Çi, Jen dhe Zhao ishin ato që nxituan të ndërtonin në kufijtë e tyre mure dhe kështu siguruan mbrojtjen, duke zgjatur murin dhe duke bërë të mundur shmangien e sulmeve nga ana veriore.

Muri më i famshëm dhe më i hershëm i ndërtuar mësohet t’i përkasë kohës së mbretërimit të dinastisë Çin, e cila pushtoi shtete të tjera dhe krjoi një Kinë të unifikuar. Duke marrë titullin Shihuangdi, ose perandori i parë, Çin Hhihuangdi urdhëroi komandatët e ushtrisë së tij nën drejtimin e Meng Tianit, të shamngnin sulmet e nomadëve të veriut dhe të fortifikonin këtë rajon me një mur të madh që do bënte më të lehtë mbrojtjen. Muri i gjatë, në gjuhën kineze chang cheng, ishte muri që mori emrin e Hhihuangdisë.

Muret e dinastisë Min

Pamja e murit të madh përfshin që nga pejzazhet malore, deri tek ultësira të buta, që i afrohen detit, që vihet re në skajet e tij. E rëndësishme është të thekspohet gjerësia e murit, e cila u paramendua që të ishte e mjaftueshme për të lëjuar ushtarët të parakalonin në të, jo në njëshkolonë, por në formacione treshe, katërshe dhe më shumë.

Sot vetëm pak gjurmë të murit të lashtë të Shihuangdisë ekzistojnë, por ato ndjekin të tjera linja fortifikimesh që nuk u përgjigjen shtrirjeve të murit të sotëm. Dinastia Min filloi të ndërtonte murin e madh që është sot, në shekullin e pesëmbëdhjetë të erës së re. Dhe shkak kryesor pse kjo dinasti vendosi të ndërtohej një mur, ishin sulmet e fiseve mongole, pasi kinezë kishin refuzuar tregtinë me ta. Mongolët kishin hyrë thellë në kufirin verior të Kinës edhe për të siguruar aty gjëra që atyre u mungonin, si drithëra, metale dhe të tjera sende. Muri provoi se mongolët nuk mund të shmangeshin aq lehtë, sepse edhe gjatë ndërtimit të tij, por edhe pasi u ndërtua, ata shembnin pjesë të tij dhe hynin shpesh në territorin kinez. Këtë e provojnë edhe gjurmët e mbetura të ndërtimit në këtë pjesë kufiri. Shumë herë është rindërtuar muri në këtë territor.

Ndërsa muri i parë i dinastisë Min ishte ndërtuar me baltë dhe gurë në mënyrë tradicionale, në shekullin e gjashtëmbëdhjetë teknika e ndërtimit të murit ndryshoi dhe guri u bë materiali dominues si dhe ndërtuesit filluan të paguheshin me ar, në ndryshim nga më parë, kur ata punonin me detyrim. Pak nga pak, duke iu përgjigjur sfidës mongole, muri arriti cilësinë e fortifikimit që dëshirohej. Dinastia Min fortifikoi mjaft mirë rajonin e Pekinit, ndërsa rajonet e tjera ishin të mbrojtura me fragmente më të shkurtra muresh dhe me fortesa.

Ndërtimi murit dhe riparimi i pjesëve të ndërtuara të tij vijoi të bëhej përgjatë gjithë shekullit të gjashtëmbëdhjetë dhe më pas, kur dinastia Min u zëvendësua me dinastinë Çin më 1644. Në këtë kohë muri kishte marrë një formë dhe një shtrirje që po i afrohej fundit, domëthenë bashkimit të 2400 kilometrave. Në rajoin e Pekinit përmasat e tij arrinin një lartësi prej 7,6 metrash dhe një gjerësi prej 9 metrash. Ai ishte i pajisur me sistemin e alarmit që ishte shuë funksional dhe që lajmëronte për një kohë të shkurtër për rastet kur kishte sulme.

Miti i murit të madh

As muri i Çinëve, as ai i Minëve nuk quheshin muri i madh nga kinezët e atyre kohëve kur ai u ndërtua. Kjo nofkë dhe mitet që u rritën bashkë me murin, e kanë origjinën nga perëndimi. Europianët që vzitonin Kinën në shekullin e shtatëmbëdhjetë dhe të tetëmbëdhjetë ishin të paqartë për ndërtimet që u përkisinin Minëve dhe Çinëve dhe meqë në të dy rastet ato ishin mure, ata kujtuan se kjo ishte një histori vazhdimësie. Ata gjithashtu krijuan edhe idenë se muri u ndërtua një herë përreth Pekinit dhe pastaj u shtri më tej. Por gjithsesi ideja e tyre ishte që ky mur qe ndërtuar për të mbrojtur civilizimin kinez nga nomadët. Kjo ide zuri vend në imagjinatën e perëndimorëve dhe ata e quajtën atë muri i madh dhe ishin po ata që e kthyen këtë monument në një nga më të vizitueshmit dhe nga më të lakmueshmit për sa i përket turizmit.

Në shekullin e njëzetë Kina përshtati sërish idenë e murit të madh, por kësaj here jo nga ndonjë qasje historike ose mitologjike, por me një qasje ideologjike, që i mvishte prezencën historisë, duke mos u mbështetur hiç tek faktet. Lideri revolucionar Sun Jat-Sen, i cili ishte një nga themeluesit e Republikës Kineze të vitit 1912, shkrunte për murin në po të njëjtën mënyrë si perëndimorët dhe mitet që ata kishin shpikur rreth tij.

Gjatë luftës së dytë botërore po ky mit u popullarizua edhe më shumë dhe ndërkohë u kryen edhe restaurime në pak vjet pas mbrimit të luftës, në atë pjesë që njihej si fillimi i ndëtimeve nga dinastia Min.

Në vitin 1949, kur Mao Ce Duni erdhi në pushtet, gjërat ndryshuan pak për murin e madh. Në kohën e revolucionit kulturor Maoja i grishte kinezët t’i vinin vizë traditës. Në vitin 1966 deri në vdekjen e Maos më 1976, edhe për murin ishin kohë të vështira. Shumë pjesë të tij u shkatërrun, madje edhe pjesë të restauruara.

Pas vdekjes së kryetarit Mao, klima politike ndryshoi dhe tradita u vlerësua si pjesë e nacionalizmit. Miti i murit të madh u propagandua fort në të gjithë vendin dhe u kthye në pjesë të kranarisë kombëtare.

Më 1980 pjesa e murit Min iu nënështrua një restaurimi intensiv dhe në mjaft pika u bë i vizitueshëm për turistët.

Më 1990, historianët kinezë dhe të huaj, kryesisht perëndimorë, filluan të punonin për të shkruar historinë e vërtetë të murit të madh dhe të zbulonin folklorin që mbështillte historitë e ndërtimit të tij.

Në ditët e sotme muri i madh kinez ka dalë në dritë në të gjitha kuptimet dhe ai mbetet monumenti më i vizituar në botë, ndërkohë ndërtimi njerëzor më mbresëlënës.


O. Velaj  - Gazeta Metropol


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama