Proteste masive e shqiptareve te Lugines se Presheves

Proteste masive e shqiptareve te Lugines se Presheves
Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë protestuar sot kundër arrestimit të disa shqiptarëve të akuzuar për krime lufte. Banorët e këtyre tre komunave kanë mbajtur në duar slogane si “Bujanoci është Kosovë Lindore”, “Liri shqiptarëve të Luginës”, “Nuk jemi terroristë”, etj. Kryetari i Komunës së Buajncoit, Shaip Kamberi në fjalën e tij është shprehur se “Ivica Daçiç nuk e ka hesapin e mirë, pasi shqiptari me dhunë nuk sprapset por bëhet edhe më i bashkuar edhe më i forte”. Ai ka nënvizuar se mes të arrestuarve ishin edhe kandidatë për këshilltarë.

Kamberi ka kërkuar nga OSBE, OKB, BE dhe organizata të tjera në Bruksel e Gjenevë për ndërhyrje ndërkombëtare në Luginë si masë për të parandaluar dhunën serbe. Protesta përveç një numri të madh të forcave policore dhe ushtarake është ndjekur edhe nga përfaqësues të misioneve ndërkombëtare dhe ambasada e SHBA-së. Para se të organizohej protesta, u mbajt seanca e tre Kuvendeve të këshilltarëve shqiptar të tre komunave, ku njëzëri kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve, respektimin e plotë të amnistisë së ish-pjesëtarëve të UÇPMB-së si dhe kanë ftuar të gjithë shqiptarët që nesër të dalin sa më masivisht në zgjedhjet lokale.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama