Regjistroni domainin tuaj .al

Elegji per babane

Shkruar nga:  
Postuar më: 8 vite më parë

Ti nuk je mé.
As do té na shohésh,
as do té shohim,baba, mé kurré.
Ti nuk je mé..

Emrin ténd e mori ky gur,
Vdekja - si vdekje ,
gjithmoné e dhimbshme,
gjithmoné e verdhé...

Me njé kordhele
tufa kujtimesh né zemér na lidh.

Tufa kujtimesh
                edhe elegjish.

Jam i trishtuar dhe mé mori malli.

Dhe mbi trishtime e mall duke ecur,
ngjita rrugén e ngushté té fshatit.

Shtyva derén e varrezés sé vogél
dhe t'erdha te varri...
C'fjalé té pathéna do té mé fiasésh?
C'fjalé té reja déshiron té dégjosh?
Prej kétij varri
tani, baba, c'do té mé japésh?

Até dité té thaté janari:
pérpara teje Halil Alija
e mercenari.
Prapa shtépia né zjarr e flaké
 

Duart e tua né pranga,
plak i ngarté?

Erdha té marr
cfaré perket prei kétij varri.

Kujtime té dhimbshme.
Vuajtje krenare.

Ti mos mé thuaj:
"Biro... iané té trishtuara".

Baba i gjoré!
Uné, pa ato,
do t'isha né jeté edhe mé i trishtuar.

Dhe kur té vdes
s'dua asgjé
vec njé varr té thieshté.

Atje né bregdet,
ku népér net
bisedojné yjet me qiparisat.

Dhe fjalé té kaltra
flet e shpréndan
deti matané.
Fjalét qé i njohim,
qé i kuptojme,
uné
me babané...

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi