Bin Laden u tradhtua nga njera prej grave te tij

Bin Laden u tradhtua nga njera prej grave te tij
Osama Bin Laden është tradhtuar nga njëra prej grave të tij, e cila ka treguar vendndodhjen e rezidencës në Abutabad, pasi ishte xheloze për marrëdhënien me gruan e tij më të re. Sipas një zyrtari pakistanez, Khairiah Saber, më e madhja e pesë grave të tij (e treta në radhë), ishte e inatosur pasi Osama flinte vetëm me Amal Ahmed Abdel-Fatah al-Sada, ndërsa ajo flinte në një kat më poshtë. Sipas brigadierit, tani në pension, Shaukat Qadir, i cili hetoi sulmin amerikan në maj, në shtëpinë e Bin Ladenit, Saber mund të ketë punuar edhe vetë me Al Kaedën. Qadir sugjeroi se Al-Kaeda donte të përfitonte 25 milionë dollarët që ishin vënë për kokën e Bin Ladenit, prandaj dorëzoi informacionin. Sipas “Sunday Times”, është deklaruar se Bin Ladeni e kishte kuptuar atë që po ndodhte, por kishte humbur dëshirën për të jetuar.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama