Lala, si Hamleti: Te kthehem apo jo, kjo eshte ēeshtja

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 muaj mė parė

Lala, si Hamleti: Te kthehem apo jo, kjo eshte ēeshtja
Lala, si Hamleti: Te kthehem apo jo, kjo eshte ēeshtja

Çfarë e shqetëson mesfushorin për rikthimin në Kombëtare. Altin Lala as nuk e kishte imagjinuar një situatë si kjo. Trajneri i sapoardhur i Kombëtares që i lëshon sinjale të qarta për ta rikthyer në ekip dhe, nga ana tjetër, fakti që në muajin maj do t’i varë këpucët në gozhdë. “Nuk e di, realisht kjo është disi çoroditëse. Jam i nderuar nga njëra anë që trajneri më vlerëson, që ka dëshirë të më ketë në skuadër, por ama unë nuk dua që të jem aty sa për numër”, tregon Lala.

Altin, trajneri ju ka lëshuar sërish sinjale të qarta se dëshiron t’ju ketë në përfaqësuese, por ju e keni refuzuar atë.

Shikoni, unë nuk kam një kontratë ku shkruhet se jam larguar nga Kombëtarja dhe nuk kthehem më aty sikur të përmbyset bota. Çështja është se unë jam në fund të karrierës dhe duhet të marr parasysh disa gjëra.

Çarë gjërash?

Së pari nuk mund të jem aty sa për numër. Në kuptimin që të më grumbullojnë dhe pastaj të mos jem në gjendje të bëj atë që duhet të bëj në fushë. Kështu edhe vetë do të bëja një figurë të keqe, por edhe do t’i zija vendin ndonjë të riu. Së dyti, unë nuk kam asnjë problem të rikthehem, por çështja është se si do të jem, pra se si do të shkojnë gjërat. Diskutimi nuk po bëhet për periudhën e miqësoreve, por për edicionin tjetër. Pra, duhet të shohim se si do të shkojnë gjërat. Nëse unë do të jem sërish në aktivitet dhe do të jem në gjendje që ta ndihmoj skuadrën,  dakord, por kjo ama mbetet për t’u parë.

Shumë hezitim, duket sikur e keni me shumë frikë…?

Jo, jo nuk është çështje frike. Unë kurrë nuk kam pasur frikë nga ndonjë gjë, por ama duhet të dini se kam luajtur gjithnjë me shpirt me Kombëtaren dhe kam krijuar një profil, një imazh aty. Për këtë arsye nuk dua të jem pjesë e saj qoftë edhe një minutë, nëse nuk jam në nivelin e duhur. Nuk dua që njerëzit më pas të më kujtojnë për keq. Unë jam i nderuar që trajneri më vlerëson, ndonëse nuk më njeh edhe aq mirë, por kjo ndodh sepse të tjerët diçka kanë folur mirë. Pra, do të thotë se për aq kohë sa isha aty, gjërat i kam bërë mirë. Nuk dua që të rikthehem dhe pastaj të mos mundem të bëj atë që më kërkohet.

Qëndron fakti se trajneri më shumë nga ju kërkon që të jeni si gjysmëpjesëtar stafi dhe si një alternativë në mesfushë në raste emergjente…

Po, po, jam në dijeni të kësaj. Dhe më vjen mirë, pra që përveçse si alternativë, më sheh edhe si “rregullator” të ambientit në dhomat e zhveshjes, pra si një njeri që mund të ndihmojë në harmoninë e skuadrës. Nëse do të ndihem mirë dhe nëse skuadra do të ketë nevojë për mua, do ta rimendoj. Por realisht nuk di çfarë do të ndodhë deri në fund, kështu që nuk mund të jap një përgjigje tani.

Kundër Gjeorgjisë mungon edhe Cana. Kush duhet ta mbajë shiritin e kapitenit?

Normalisht, Bogdani. Ai është më i vjetri dhe pa diskutim e meriton. Madje t’u japë djemve dhe darkë më pas… (qesh).

Pse, kështu është zakoni?

Po, ai që bëhet kapiten për herë të parë, qeras skuadrën. Nejse, kjo ishte batutë. Nuk kam ndër mend t’i jap mend De Biazit se cilit duhet t’ia japë shiritin për këtë ndeshje.

Te Hanoveri u qetësua zv.trajneri që i bërtite?

Ende i trembur është… OK, ishte gabimi im dhe e pranova, por me të kam një raport si vëlla, ndaj edhe ndonjëherë e lëshoj gojën. Gjithsesi, rregullat janë rregulla. Unë gabova dhe u ndëshkova, madje më shumë sesa duhet.

Pse më shumë sesa duhet?

Po, sepse dy ndeshje pezullim ishin shumë. I kërkova trajnerit që ta kompensoja duke bërë ndonjë bamirësi në ndonjë fondacion për fëmijët dhe ta meritoja reduktimin e pezullimit, por nuk pranoi. Ma tha troç: “Miq jemi, por nuk të fal dot, sepse dua që nesër të rinjtë ta dinë mirë se çfarë i pret”.

Pra, të bëri shembull?

Po, më bëri shembull. Në Gjermani rregullat janë të shenjta, nuk njohin miqësi as moshë.

79 NDESHJE ka luajtur Altin Lala  me përfaqësuesen kuqezi, duke qenë edhe rekordmeni i Shqipërisë. 36-vjeçari ka deklaruar se do ta mbyllë karrierën në fund të këtij sezoni.

54 orë udhëtim, Berisha i thotë “jo” Kombëtares

Po shkëlqen në Australi, ku ka shënuar 15 gola në 21 ndeshje, por Besart Berisha nuk mendon se është momenti i duhur për t’iu përgjigjur ftesës së mundshme për rikthimin në Kombëtare. Arsyeja është largësia e madhe mes Shqipërisë dhe Australisë. Në një intervistë për të përditshmen kosovare “Sport”, 26-vjeçari thotë se udhëtimi 27-orësh nuk është në favor të tij, as të Kombëtares kuqezi. Edhe nëse do të ketë një ftesë nga Shqipëria, ai mendon se duhet ta refuzojë. Për Berishën është e pamundur që të japë maksimumin për fanellën e Kombëtares duke udhëtuar gati 55 orë udhëtim vajtje-ardhje, afërsisht dy ditë e gjysmë. Nëse do ta pranonte ftesën, ai mendon se do të ulej efikasiteti i tij edhe në skuadrën australiane, Brisban Roar. Në fakt, italiani Xhani de Biazi nuk e ka planifikuar për miqësoren me Gjeorgjinë më 29 shkurt në Tbilisi, por edhe nëse një ditë do të mendojë që Berisha është i vlefshëm, tashmë duhet ta bindë për t’i thënë po ftesës.

JETMIR HALILAJ

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA